A e ndihmoni gruan në punët e shtëpisë?
Shumë
lexues mund të japin gjykimin e tyre vetëm duke u nisur nga titulli.
Dhe e quajnë si një sundim apo nënshtrim ndaj autoritetit të gruas.
Duroni pak sepse fjalët nuk pasqyrojnë apo përkufizojnë nënshtrimin ndaj
autoritetit të gruas.
E enjte 6 Janar 2011 21:23
Një emër i tillë (i sunduar nga gruaja) mund t’i jepet vetëm
një të shkreti, i cili nuk ka një mendim personal për sa i përket
konceptimit të përgjithshëm, nuk del kundër fjalës së gruas dhe nuk mund
të marrë një vendim vetëm.
Merreni si të doni.
Në vendin tonë ka shumë gra, të cilat dhunohen dhe rrihen nga burri
ndërsa numri i burrave të rrahur nga gratë mund të themi se është i
papërfillshëm për të mos thënë nuk ekzistojnë fare.
Pse rrihet gruaja?
1. Shprehja e burrërisë dhe dëshira e burrit për të vendosur pushtetin.
2. Përballë llafeve të tepërta.
3. Mosmarrja e dashurisë së nevojshme.
4. Në situata të papritura kur burri nevrikoset menjëherë ( mos
qetësimi i fëmijës kur qan, ndryshimi i kanalit televiziv, mos hedhja e
sasisë së duhur të kripës në gjellë)
5. Në rastet kur ndërhyhet për mbrojtjen e fëmijëve.
6. Kur burri nuk pëlqen veshjen tënde.
Mund të radhisim dhe më shumë shkaqe. Por këta janë shkaqe të
mjaftueshme për ne. Asnjëri nga ne nuk mund të ushtrojë dhunë apo të
rrahë gruan me të cilën ka pranuar të kalojë jetën dhe të qëndrojë pranë
saj. E rëndësishme është mosarritja deri në këtë pike. Nëse gruaja dhe
burri do të përmbushnin përgjegjësitë përkatëse nuk do të
ballafaqoheshim me dhunë apo rrahje.
Le të flasim tani dhe t’u japim përgjigje atyre të cilët pyesin se si
realizohet diçka e tillë. Burri nuk duhet të thotë “unë jam ndryshe nga
gruaja (sigurisht që mes tyre ka ndryshime) , kur të vijë në shtëpi nuk
përzihem në punë tjera”. Kjo vlen si për shtëpiaket ashtu dhe për gratë
që punojnë. Burri duhet të bëhet ortak në ndarjen e punëve të shtëpisë.
Duhet të pasqyrojë një sjellje ku ndërthuret e buta me të fortën.
Nëse duhet të hekurose le të hekurosë, të mbledhë rrobat apo të
kujdeset për fëmijën. Nëse burri shtrihet para televizorit pasi kthehet
nga kafeneja, nuk luan me fëmijët apo justifikohet duke thënë se është i
lodhur atëherë do lindin probleme. Duhet të mundohet të bëjë punët e
mësipërme qoftë edhe rrallë. Kur sheh që gruaja nuk arrin t’i përballojë
atëherë le të mos sodisë ulur.
Ç’është e vërteta personat në gjendje të mire ekonomike e zgjidhin
këtë problem duke marrë një shërbëtore në shtëpi. Por kjo është
parciale. Nuk i përket të përgjithshmes.
E di se vjehrrave nuk do t’u pëlqeje kjo gjë. Vjehrrat nuk ndihen
shumë të lumtura nëse djali, të cilin e kanë rritur me shumë mundime
ndihmon nusen. Burrat, të cilët nuk lejojnë t’i preket burrëria nuk
arrijnë të kuptojnë se kjo është thjesht shfaqje e një qëllimi të mirë.
Ndërkohë që burri do të bëjë gjithë këta gjëra normalisht që edhe
gratë nuk do të rrinë kot. Edhe ato do të marrin përsipër përgjegjësitë.
Do të interesohet për burrin dhe t’i zgjidhë problemet me një
mirëkuptim reciprok.
Jo duke hiperbolizuar problemin por duke e zgjidhur atë. Nuk do të
nënvlerësojë ndihmën e bashkëshortit. Gruaja nuk duhet të bëjë naze duke
përdorur si vegël bukurinë e saj.
Pa shihni pak rreth e rrotull.
Çfarë shihni?
Burrat që ndihmojnë gratë në punët e shtëpisë mos vallë janë më të
lumtur se ato që nuk kontribuojnë apo është e kundërta? Nga vëzhgimi
personal mund të them: Veçanërisht burrat e mirë arsimuar i ndihmojnë më
shumë gratë në punët e shtëpisë.
Bashkë me urbanizimin mund të shohim se në qytetet e mëdha ndihma reciproke shfaqet vetëm brenda shtëpisë.
Përfundimi : Tashmë po rritet numri i burrave të cilët ndihmojnë
gruan brenda shtëpisë. Po ta thyenin pak atë krenarinë burrërore dhe po
të mos ekzistonte frika nga tallja se sundohen nga gruaja të gjithë do
të bërtisnin “edhe unë e ndihmoj gruan në punët e shtëpisë”.