Vizitor Vizitor
| Titulli: Sahabijket dhe punët e shtëpise të tyre Mon 7 Jun 2010 - 16:39 | |
| Sahabijket dhe punët e shtëpise të tyre
Punet e Shtëpisë nga ne kërkojnë shumë kohë dhe përpjekje, por shpesh dhe djersë. Në këtë artikull për një moment do të ndalemi te shikojm ne jeten e sahabikeve për të parë peshën e detyrave të tyre shtëpiake që janë kryer. Esma bint Umejs nga ajo është transmetuar se ka thene ;erdhi tek une Profeti i All-llahut, Pejgamberi sal-ve sel-lem, në ditën kur u vra xhaferi dhe shoket e tij dhe unë tashmë i kisha ndaluar dyzet dhi , e kisha bere brumin , i kam krehur dhe parfimosur bijt e tij.(“Tabekat,” Ibn S’ad , 8/282).
Esma bin ebu Bekr "Me martoi Zubejr dhe nuk kishte as pasuri, as sherbetor, por një deve që sherbente per bartjen e ujit, dhe një kalë, une isha e angazhuar me ushqimin e tyre. Ne nje transmetim tjeter thuhet se ka thene: "Nuk ka qene as gje me e rend per mua se sa kujdesja për kalë, i sillja atij uje dhe e ushqeja.Pastaj gatuaja bukë , dhe kete nuk dija ta bej kështu që me kane ndihmuar fqinjët, grat Ensarije ,ishin gra të sinqerta dhe te devotshme.Kam bart miser nga fushat e Zubejrit te cilen ja pat dhene Pejgamberi s.a.v.s. dhe ishte larg nga shtëpia ime disa kilometra, kështu që një ditë i solla drithëra mbi kokën time. (Shenon Buhariu El-Feth,” 9/230). Fatima bint Muhammed Ajo eshte mar me bluarjen e misrit dhe nga kjo pune ne duart e saj u shfaqshin puqera te medha.Ajo eshte mar me pastrimin e shtepis se vet , ka kore , ka ndezur zjarr e nga kjo ju perlyeshin rrobat dhe kjo i ka sjellur dem asaj.
Transmetohet nga Aliu r.a. Me nje rast Fatima ka shkuar tek babai i vet ( Pejgamberi s.a.v.s) per tju ankuar se duart ju jan prishur nga punet e renda dhe ka kerkuar nga aj tja dhuroj nje sherbetore , Pejgamberi s.a.v.s. ju eshte pergjigjur , a deshiron te te udhezoj ne nje gje me te mire se kjo , thuaj cdo mbremje para gjumit 33 her subhanallah 33 her dhe 33 her Allahu Ekber.
Nga keto shembuj, e qe ka shume te till qe flasin per punet e shumta te cilat i kan kryer grat me te ndershme te keti umeti sahabiket , kuptojm se ato kan kaluar ne veshteresi me te medha se sa grat ne kohen tone. Keto obligime cdo duhet ti shikoj nga kendi islam , se jane obligimet tona, te krijuara e te pershtatura me natyren tone.Keto punet duhet ti kryem me plot vullnet dhe knaqesi , ritja e femijeve, ruajtja e pasuris, pastertia e shtepis te gjitha jane obligimet tona dhe mbi te gjitha amanetet nga bashkeshortet tane. cdo besimtare eshte e njoftuar me rendesin e amanetit nga ana e Allahut s.v.t..
Dhe ne fund motrat e mia te dashura do ta perdundoj kete atrikull me hadithin e Pejgamberit s.a.v.s. , e qe mendoj se na mjafton ti kalojm veshteresit dhe ta kuptojm punen tone ashtu siq duhet.
Transmetohet nga Abdullah Ibn Omeri, te kete ndegjuar Pejgamberin salallahu alejhi ue selem duke thene: ''Secili nga ju eshte bari per kopene e vet. Udheheqesi eshte bari dhe eshte pergjegjes per kopene e tij. Burri eshte bari per familjen e vet dhe eshte pergjegjes per kopene e vet. Gruaja eshte bareshe per vatren e burrit te saj dhe ajo eshte pergjegjese per kopene e saj. Sherbyesi eshte bari per pasurine e pronarit te tij dhe eshte pergjegjes per kopene e tij. Ai tha: E ndegjova kete nga i Derguari i Allahut, salallahu alejhi ue selem.'' (Transmetojne Buhariu 853 dhe Muslimi 1829).
Perktheu dhe pershtati: umuAbduRrahman |
|