Admin Administrator
Numri i postimeve : 8520 Data e regjistrimit : 02/07/2009 Mosha : 42 Nacionaliteti-Sheti : Tetovë-Maqedoni
| Titulli: Egjipt: Mbi një milionë fëmijë të pastrehë Sun 6 Mar 2011 - 17:56 | |
| Egjipti konsiderohet si vendi me numrin më të madh të të pastrehëve. Sipas statistikave zyrtare, sot, nëpër rrugët e Egjiptit, jetojnë më shumë se një milionë fëmijë të pastrehë. (Në vendet Evropiane jetojnë diku rreth 120 mijë fëmijë të pastrehë). Numri më i madh i të këtillëve jetojnë në Kajro. Jeta e këtyre fëmijëve është shumë e vështirë. Fëmijët e pastrehë të Egjiptit, posaçërisht ata fëmijë që jetojnë në Kajro, thuajse çdo ditë ka të ngjarë që të përballen me sfida të ndryshme të mbijetesës.
Keqpërdorimet seksuale, detyrimi për të vjedhur e për të lypur, si dhe keqpërdorimet fizike, janë disa nga sfidat e përditshme me të cilat po përballen fëmijët e pastrehë të Kajros dhe të disa qyteteve të mëdha të Egjiptit.
Këta fëmijë nuk posedojnë asnjë dokument personal; këta, zyrtarisht,nuk ekzistojnë për shtetin. Kështu që, kur dikush mbyt apo vret një nga fëmijët e lartpërmendur, është sikur të mos ketë ndodhur asgjë.
Për gjatë protestave, të zhvilluara së fundmi në Egjipt, mendohet të jenë vrarë një numër i konsiderueshëm i këtyre fëmijëve të pastrehë.
(Breziiri)
| |
|