Qeveria e Arabisë Saudite ka nisur me ndërtimet e reja në zgjerimin e Mexhidu-l Haramit në Mekke.
Me zgjerimet e reja që do të bëhen, vendi më i shenjtë islam, do të
fitojë edhe 400.000 m², që do të thotë se në Qabe do të mund të falen
mbi 1.200.000 njerëz. Me ç’rast, ky mesxhid, do të llogaritet si
vendadhurimi më i madh në botë.
Për këtë ndërhyrje në zgjerim, qeveria e Arabisë Saudite, ka
shpenzuar mbi 40 miliardë rialë, gjegjësisht rreth 8 miliardë euro,
vetëm për blerjen e pronës rreth e përqark Qabesë.
(Breziiri)