Admin Administrator
Numri i postimeve : 8520 Data e regjistrimit : 02/07/2009 Mosha : 42 Nacionaliteti-Sheti : Tetovë-Maqedoni
| Titulli: Disa njerëz thonë: "Ai që nuk fal namazin, agjëron kot.Vallë mëkatari a nuk mund të bëjë asnjë adhurim? Thu 4 Aug 2011 - 18:55 | |
| - Cito :
[justify]Disa njerëz thonë: "Ose duhet t`i bëjmë të gjitha urdhërat e fesë, ose nuk duhet të bëjmë asnjërën prej tyre", pra ose të gjitha ose asnjërën".
Sipas një dispozite islame thuhet: "Në qoftë se nuk bëhet i gjithë adhurimi, nuk duhet të braktiset as ajo pak gjë që kryhet". Njeriu si pasojë e disa mëkateve që kryen, nuk duhet të kryejë edhe mëkate të tjera.Ai që agjëron edhe njëkohësistë bën mëkate, nuk i fiton sevapet e plota të agjërimit.Por në Ditën e Gjykimit nuk jep edhe llogari "pse nuk ka agjëruar"?. Borxhin e agjërimit ai e kryen në këtë mënyrë.Madje si pasojë e mirësisë së agjërimit gjen rastin të largohet edhe nga mëkatet e tjera. Imam Rabani, thotë: Është mirësi e madhe të pendohesh për të gjitha mëkatet.Po qe se kjo nuk bëhet , edhe pendimi për disa mëkate është mirësi.Nga bereqeti i tyre,bëhet e mundur pendimi për mëkatet e tjera.Po qe se të gjithin nuk e shtim në dorë, s`kemi pse të humbasim të gjithin" Edhe pse namazi në fenë tonë ze një vend më të rëndësishëm se agjërimi, një njeriu që nuk falet, nuk mund t`i themi mos të agjërojë.Përkundrazi, atij duhet thënë: "Ti nuk po e fal namazin, të paktën agjërimin mos e braktis!". Një njeri që nuk falet, futet në një mëkat të madh, dhe duke mos agjëruar mëkatet e tij shtohen edhe më shumë. Sa më shumë të pakësohet sasia e mëkateve, aq më mirë është për njeriun.Të largohesh prej mëkatit nga friga e Allahut xh.sh është shenj besimi.Mëkatari, i cili agjëron apo jep zeqatin, uhet ti thuhet: "Aman, lëri edhe këto mëkate!" Në qoftë se nuk i kryen edhe këto detyrime (adhurime) mund të largohet fare nga feja.Duhet të jemi më shumë përgëzues se sa frikë-ndjellës.Në hadithe është mallkuar ai i cili ua pret shpresat njerëzve nga mëshira e pafund e Allahut (xh.sh), duke i bërë ata ta urrejnë fenë.Duhet t`ua lehtësojmë dhe jo t`u sjellim vështirësi njerëzve.Sipas një transmetiminjë djalosh i tha Pejgamberit a.s: Nuk po i braktis dot këto tre mëkate.Këto tre mëkate ishin: gënjeshtra, imoraliteti de alkooli.Pejgamberi a.s i tha: Nga këto tre mëkate braktise gënjeshtrën për mua".Djaloshi pranoi dhe u largua.Më vonë filloi të mendojë se sikur t`i bënte dy mëkatet tjera do t`i duej të fliste të vërtetën duke i pranuar ato dhe duke merituar dënimin përkatës ose duet të gënjente, duke e thyer premtimine dhënë, kështu që hoqi dorë edhe nga dy mëkatet e tjera. Deklarimi i maksimës ë shehadetit me gojë dhe pranimi i saj me zemër e bën njeriun musliman.Mëkatari nuk del nga feja.Sigurisht që këto përgëzime nuk dueht ta shtyejnë njeirun të bëj mëkate! Mëkati e nxinë zemrën. Në të gjendet një rrugë që të çon në mohim dhe mund të bëhet shkak për qëndrimin e përhershëm në xhehennem. Dënimi i Allahut xh.sh është i fshehur nëpër mëkate.Prandja duhet të largohemi nga çdo lloj mëkati.
Shkrujti:Ilaz Salihi Marur nga revista Zaman 2011 [/justify] | |
|