Admin Administrator
Numri i postimeve : 8520 Data e regjistrimit : 02/07/2009 Mosha : 42 Nacionaliteti-Sheti : Tetovë-Maqedoni
| | Moska, veç katër xhami për dy milionë myslimanë | |
Në të vërtetë, në kryeqytetin e Federatës Ruse janë vetëm katër objekte të tilla kulti, ndërkohë që vlerësohet se në Moskë jetojnë rreth 2 milionë myslimanë. "Kjo nuk është e mjaftueshme dhe aty ku jetoj unë nuk ka asnjë xhami", thotë AliuTë premten e 26 tetorit, Aliut, sikur edhe dhjeta mijëra myslimanëve të tjerë, i është dashur që për sexhxhde të shtrojë fletë të gazetave në asfaltin e lagur nga shiu që s'ndalej. Ishte dita e Kurban Bajramit dhe xhamia në lagjen Prospekt Mira, më e madhja në Moskë, ishte shumë e vogël për ta pranuar atë det besimtarësh myslimanë. Kjo situatë e kishte shtyrë këtë taxhik 24-vjeçar të zinte një vend në një rrugë fqinje dhe të kryente lutjet për këtë ditë të madhe të besimit islam.
Ndërkohë, shumë moskovitë, të zemëruar, bënin slalom ndërmjet besimtarëve për të shkuar në vendet e tyre të punës. Krejt kjo para syve të një armate të pakufi policësh. I punësuar në njërin prej shumë kantiereve të kryeqytetit rus, Aliu ndan një dhomë me miq në periferi të qytetit. Sa herë që dëshiron ta kryejë një prej shtyllave të besimit të tij - namazin, ai përballet me problemin, i cili zor që do të zgjidhet në një afat të shkurtë kohor, mungesën e xhamive në Moskë. Në të vërtetë, në kryeqytetin e Federatës Ruse janë vetëm katër objekte të tilla kulti, ndërkohë që vlerësohet se në Moskë jetojnë rreth 2 milionë myslimanë. "Kjo nuk është e mjaftueshme dhe aty ku jetoj unë nuk ka asnjë xhami", thotë Aliu. Edhe në Këshillin e Myftive të Rusisë e përmendin këtë problem. "Për të evituar tensionet kombëtare dhe religjioze, duhet hapur nga një xhami në secilën prej dhjetë lagjeve të kryeqytetit", thekson nënkryetari, Ruhan Hasret Abiasov. Të ardhur nga Kaukazi rus ose nga Azia Qendrore, shpesh të punësuar në të zezën në kantieret e ndërtimit, myslimanët e Moskës formojnë një komunitet, shumica e të cilit nuk është i përfshirë në statistika. Në mungesë të vendeve të lutjeve, për të cilat do të ishte në dijeni udhëheqja e klerit mysliman,thonë në Këshillin e Myftive, një pjesë e këtyre migruesve mund të bien nën ndikimin e islamistëve radikalë, të cilët mund të predikojnë në ambiente të izoluara dhe t'i indoktrinojnë kështu këta besimtarë. Në lagjet moskovite ku gjenden xhamitë, bashkëjetesa ndërmjet banorëve dhe besimtarëve po del të jetë e vështirë. "Të premteve të krijohet përshtypja se nuk je në Rusi", ankohet një banor i Zamoskvoreçias. Me qëllim të shkarkimit të vendeve të kultit, prefektura e Moskës dëshironte të ndërtonte një qendër humanitare islamiste në lagjen Mitino (në veriperëndim).
Mirëpo, nën presionin e banorëve të zemëruar të lagjes, ajo, në fund të shtatorit, është detyruar të heq dorë nga ky projekt. Tani, funksionari kryesor i qytetit, Sergej Sobianin, i ka hëngër fjalët. "Nuk mund të ndërtohen xhamitë, sepse dy të tretat e besimtarëve nuk banojnë në kryeqytet". Njëkohësisht, në bashkëpunim me patriarkatin ortodoks, komuna parasheh të ndërtojë 200 kisha të reja, përveç 645 bazilikave ekzistuese. Dhe, polemika s'është rendi të mbyllet. Refuzimi i shefit të qytetit e ka vënë në hall edhe Kremlinin, i zënë pisk ndërmjet nacionalistëve rusë dhe islamistëve radikalë. Gjykata e Kaliningradit ka dënuar kohëve të fundit me tre vjet një shtetas të kësaj enklave, i cili në nëntor 2011 ishte përpjekur ta hidhte në erë një xhami në ndërtim, ngritjen e të cilës e refuzonte popullata. Ndërsa, klerit islam duket se po i konfirmohet ajo nga e cila kishte frikë - rrëshqitja drejt radikalizmit: në Kazan (kryeqyteti i Tatarstanit), imami i xhamisë al-Ihlas, e cila s'është e regjistruar tek autoritetet, është paditur më 18 tetor për "aktivitete ekstremiste". Kësaj vere, ai dhe përkrahësit e tij kishin organizuar një manifestim në mbështetje të myslimanëve të burgosur, të dyshuar për vrasje, në fund të korrikut, të imamit të moderuar të kësaj republike në lindje të vendit. Sipas Nikolaj Shaburovit, specialist i religjionit, "nëse nuk rregullohet problemi i xhamive, këto tensione do të rriten". | |
|