Policia ruse ka arrestuar 300 njerëz në një xhami në Moskë, pasi Presidenti rus Vladimir Putin urdhëroi një goditje të "islamistëve" përpara Olimpiadës Dimërore të vitit të ardhshëm në Soçi. Putin i ka vënë forcat e sigurisë në gatishmëri të lartë për të mbrojtur lojërat në vendpushimin e Detit të Zi në Soçi, i cili konsiderohet të jetë kryeqyteti i popullsisë kirkasiane, zonë e cila është kryesisht myslimane. Bastisjet e së premtes janë hera e tretë që po ndodhin këtë vit në Moskë dhe Shën Peterburg. Gjatë aksionit është konfiskuar literaturë islame.[justify]