Që pas sulmeve terroriste të 11 Shtatorit të vitit 2001, të paktën 1.5 milionë amerikanë kanë pranuar islamin, duke u bërë kështu myslimanë.
Lajmi bëhet i ditur nga stacioni televiziv amerikan, CNN, njëri prej kanaleve me prestigjioz jo vetëm në SHBA, por edhe në botë.
Ky televizion i ka kushtuar një emision special këtij fakti, duke treguar përvojat e kalimit në islam të dy zonjave amerikane që zgjodhën këtë fe pas sulmeve ndaj kullave binjake.
“S'ka Zot tjetër përveç Allahut dhe se Muhamedi është i Dërguari i Allahut”, thotë Allison Poole këtë frazë 3 herë në gjuhën arabe dhe pastaj 3 herë në gjuhën angleze, dhe ceremonia e konvertimit të saj u kompletua.
Tani ajo është pjesëtare e fesë Islame. Allison Poole u lind dhe u rrit si një baptiste e krishtere, por në Ramazanin e kaluar pranoi të bëhej pjesë e familjes së madhe islame.
Pas pranimit të Islamit, ajo ndihet më afër paqes dhe pranon se Islami ia ka ndryshuar jetën plotësisht.
Familja e saj e ka respektuar zgjedhjen që ka bërë, por, për fat të keq, siç na tregon ajo, amerikanët vazhdojnë të kenë ende paragjykime ndaj islamit dhe ndjekësve të tij.
Barbara Cartabuke është një tjetër amerikane që ka pranuar islamin pas 11 Shtatorit të vitit 2001.