Ka një kohë që Shejhi i Ez’herit foli në një kanal satelitorë ku
kundërshtoi rezistencën palestineze dhe përkrahu vazhdimësinë e agresorit dhe të
okupimit e nga ana tjetër pohoi se operacionet e shehidllëkut të cilat i kryejnë
palestinezët të cilëve u janë rrëmbyer shtëpitë, u janë marë të drejtat dhe u
janë nëpërkëmbur nderi, nuk janë diç tjetër vetëm se operacione vetëvrasëse të
ndaluara!
Ndërkaq
kur para disa ditëve u pyet për statusin e Islamit ndaj asaj që e deklaroi
kryetari i Francës gjatë një fjalimit për të miratuar një vendim për ndalimin e
hixhabit të cilin e obligoi All-llahu Fuqiplotë në dy sure ate të “Nurit”dhe të
“Ahzabit”, përgjigjja e tij (Shejh Ez’herit) ishte se një gjë e tillë është
çështje e brendshme e Francës dhe se Franca ka të drejtë që të ndërmer një gjë
të tillë, vendimin që ajo dëshiron, ta detyroj që t’ua imponoj të gjithë grave
që qëndrojnë në territorin e saj dhe askush nuk ka të drejtë të kundërshtojë apo
të ndërhyjë për këtë gjë.
Pra, sipas kësaj vendimet që ndërmori Kryetari i
Tunisit ku me ato miratime kundërshtoi shumë dispozita dhe parime qenka çështje
e brendshme dhe nuk lejohet kundërshtimi dhe qëndrimi ballë tyre. Njëkohësisht,
edhe ato që i ndërmer Izraeli (që zyrtarisht është i pranuar nga Egjipti) si
marja e të drejtave të palestinezëve, rrënimi i shtëpive të tyre, uzurpimi i
tokave të tyre dhe tallja e përçmimi me vlerat dhe simbolet islame qenka çështje
e brendshme të cilat aplikohen brenda territorit të saj dhe kështu nuk ka të
drejtë askush t’u bëjë ballë këtyre madje sipas kësaj del se çdo shtet islam apo
jo islam ka të drejtë të ndalojë qytetarët e tyre muslimanë apo të krishterë ose
çifutë të ushtrojnë fenë e tyre dhe t’i përmbahen asaj që i binden nga urdhërat
e Zotit të tyre. Ndërkaq, sipas kësaj jo vetëm kaq por ke të drejtë edhe t’i
zhveshish qytetarët nga të drejtat e tyre fetare deri në atë shkallë saqë të
kundërshtosh edhe vetë ekzistimin e fesë brenda territorit të tij, pasiqë e
gjithë kjo është çështje e brendshme dhe nuk ka të drejtë askush nga jashta të
evitojë këtë ose së paku të kundërshtojë me fakte dhe me argumente. Pra, sipas
kësaj edhe revolucioni komunist paska patur të drejtë kur dogji në Rusi Kur’ana
dhe kur rrënoi xhamitë dhe luftoi ekzistimin fetarë sepse një gjë e tillë është
çështje e brednshme kurse çështja e brendshme është pronë e udhëheqësve e ata
kanë të drejtë që ta ushtrojnë atë si të duan dhe të marrin qëndrime dhe gjykime
që ata duan!
Pyetjen që ia drejton e gjithë bota (dhe nuk them vetëm bota
islame) këtij njeriu që shteti Egjiptas është i kënaqur me caktimin e tij si
Shejh i Ez’herit është: Në bazë të cilit ligj apo legjislacion e solli ky Shejh
këtë vendim i cili u lejon udhëheqësve në çdo shtet të ushtrojnë ndaj popujve të
tyre atë që dëshirojnë dhe të ndërmarin qëndrimin që e dëshirojnë? Duke marrë
parasysh se Shejhi mban postin e autoritetit më të madh Islam në botën islame e
që është Ez’heri pra, ai e sjell këtë vendim duke supozuar se e nxjerr nga
Sheriati dhe dispozitat e tija. Por, edhe ky shejh e di siç e dinë të gjithë
dijetarët dhe muslimanët tjerë se Islami në mënyrë të pakontestueshme është i
lirë larg këtij trillimi falsifikikues që gënjen në emër të tij
(Islamit).
Sikur të ishte detyrimi i gruas muslimane për ta hequr shaminë me
të cilën e obligoi All-llahu Fuqiplotë çështje e brendshme e cila nuk bën të
kundërshtohet dhe të ndërhyhet atëherë obligimi i urdhërit në të mirë dhe
ndalimi nga e keqja duhej që të mos vlejë madje atëherë do të duhej të bëhej e
kundërta sepse pohimi dhe miratimi i urdhërit në të mirë dhe ndalimi nga e keqja
ka të bëjë me urdhërin që të drejtën e saj e posedon Kryetari i shtetit e jo
All-llahu. Pra, Kryetari është zotruesi i kësaj të drejte dhe dëshira e tij
është ajo që vendos se si do të vendoset ndaj popullit dhe ate pa marrë parasysh
sa kundërshtohet Sheriati i All-llahut në atë që Ai na obligoi. Pra, cili
musliman mund të thotë e të pohojë e të ndërmerr një qëndrim të
tillë?!
All-llahu e mëshiroftë atë kohë kur Ez’heri ishte mburojë e parimeve
të Islamit, ligjeve të tij dhe strehim i robërve të All-llahut; muslimanëve në
gjithë botën. Ndërsa, sa pa fat që janë ditët e kobshme tona të sodit që befasoi
botën me një rrjedhim që nuk e ka imagjinuar iluzioni nga deformimi i kësaj
kështjelle dhe strehe që u shndërrua para syve të gjithë botës në një shërbetorë
të poshtruar ndaj kurtheve të udhëheqësve çifutë të cilët bëjnë përpekje të pa
lodhshme për të çrrënjosur Islamin nga vatani i vet dhe për të shkulur bimët e
tij nga rënjët. Por, a thua me të vërtetë Ez’heri ka ngelur pa dijetarë të
shquar e syçelë që kujdesen për të ruajtur Islamin dhe sheriatin e tij, dijetarë
me gjuhë të mprehur për të mbrojtur të vërtetat e Vahjin e tij dhe zemra që reh
për madhërimin dhe dashurinë e All-llahut. Ndërkaq, për fat të keq brenda mureve
të Ez’herit sillen disa bishta dhe ndjekës të këtij Shejhi falsifikues ndaj
Ez’herit të cilët dorëtrokasin për marrëzinë e tij dhe ndjekin rrugën e
tij?!
Ez’heri ka qenë si një Ummet (popull) me njerëzit dhe dijetarët e
famshëm e besnik. Për të vërtetuar këtë ke mundësi të shikosh bëmat dhe xhihadin
e tyre të trajtuar në faqet e revistës historike e gjigante të Ez’herit: “Nuru
el Islam”.
Vallë a thua me të vërtetë ai Ummet u deformua dhe erdhi situata
sa që Ez’heri të bëhet si një qytet magjik i heshtur ku të gjithë ata që gjenden
aty, si mendimtarët njashtu edhe dijetarët t’u nënshtrohen zotrinjve të tyre në
mënyrë të poshtruar dhe varrosin historinë e famshme të tyre në varrin e
errësirës?!
Nga ana tjetër fatkeqësia nuk qëndron në atë që ka deklaruar
Shiraku rreth hixhabit ngase ai atë që e ka deklaruar është kundërveprim ndaj
presionit që i është ushtruar atij nga lobi cionist lob ky që është i dëshpruar
për rezultatin që solli statistika që u mbajt në shoqëritë evropiane e që ishte
se: Izraeli është shteti i parë terrorist në botë. Kështuqë përfundimi i
studimeve që bënë administratat cioniste për këtë rezultat të befasishëm që ju
erdhi si goditje rufeje e të cilën nuk e prisnin, ishte se kjo vjen nga rrymat
islame të grumbulluara në Evropë e të cilat shtohen ditë pas dite në brendinë
dhe bëhen të harmonishme me shoqërinë evropiane gjë që është faktorë i
rezultatit statistikor të pa pritur. Pra, kështu këto administrata cioniste
duhej që të bëjnë çmos që të dobësojnë rrymën islame në shoqëritë evropiane për
të shmangur atë (rrymën islame) nga rruga e harmonizimit midis saj dhe
administratave evropiane dhe instuticioneve shtetërore të tyre. Prandaj,
cionistët shpejtuan për të gjetur ndonjë rrugë a metodë për të ndezur fitilin e
fitnes siç është edhe gjithmonë kjo punë e tyre për të shpëtuar nga fatkeqësitë
me të cilat ai (cionizmi) rrezikohet.
Kur administratat cioniste analizuan
mundësitë dhe rrugët nuk gjetën diç më të volitshme se të luajnë me kartën e
hixhabit dhe kështu e nxitën të djathtën ekstreme të Francës për të thirrur në
sjelljen e një ligji të qartë në ndalimin e hixhabit islam nëpër shkolla,
universitete dhe administrata shtetërore duke shpresuar që nga sjellja e këtij
ligji të shpërthejë një revolucion gjakënxehur i udhëhequr nga rryma islame e
cila do të ballafaqohet me sistemin e atyre që e udhëheqin politikanët e
pushtetit në Francë madje edhe me gjithë Evropën dhe kështu nga kjo do të
shkaktohet një fitne e egër dhe e dhunshme ku në fund rryma islame do të humb
dhe do të pësojë mbyllje në vete dhe izolim. Ndërkaq, edhe rryma e kundërt
(opozita) është e konsiderueshme si dhe krahas kësaj edhe kundërshtimi i
klerikëve të krishterë për hakmarje, kundërshtimi i shumë politikanëve,
shkencëtarëve dhe mendimtarëve ndaj këtij projekti si dhe protestat
demonstrative dhe ato me shkrim nga muslimanet françeze dhe ato jo muslimane gjë
që këto hasin në simpati të madhe nga shoqëria françeze dhe opinioni i
përgjithshëm me muslimanët. Krahas kësaj edhe atë që gëzon ekzistimi Islam në
shoqëritë evropiane në përgjithësi nga zgjimi i plotë për kurthet dhe hartimet
dhe aspiratat e administratave cioniste rreth harmonisë së lobit cionist me
administratat e pushtetit në ato shoqëri. Unë them: Pra, fatkeqësia nuk qëndron
në atë që ka deklaruar Kryetari i Francës Shirak por, fatkeqësia përqëndrohet në
muslimanët të cilët ushtrojnë si agjentë të hapur për administratat cioniste dhe
përgënjeshtrojnë All-llahun dhe Islamin duke thënë se: Hixhabi (mbulesa e gruas)
nuk është diç tjetër vetëm se traditë që e kanë nxjerrur traditat historike
primitive. Pastaj, fatkeqësia përqëndrohet edhe në Ez’herin të cilit i është
gjykuar për heshtje dhe pastaj i është imponuar atij (Ez’herit) që dikush të
flet në emër të tij në mënyrë të përgënjeshtruar dhe të shpifur ndaj tij
(Ez’herit) si dhe të flas në emër të Islamit poashtu në mënyrë të rreme dhe të
shpifur për të bekuar synimet e administratave cioniste dhe për t’u lehtësuar
cionistëve realizimin e qëllimeve të tyre. Unë e di se i vijnë shumë dënime
publike për këtë gjë Ez’herit nga e cila Ez’heri është i pafajshëm siç i vinë pa
ndërprerë këshilla që ai t’u shmanget gabimeve dhe t’i kthehet rrugës së drejtë
para se të jetë vonë.
Vallë, a do t’a kuptojë këtë sot dhe të deklarojë
pendimin, të kërkojë falje nga All-llahu për marrëzinë apo do të ngel ashtu si
është në këtë gjendje dhe do të dominojë tek ai autoriteti i principit që
thotë:
Nëse nuk turpërohesh bën çtë duash?
Shtojcë:
Dikush
më tha: Si thoni, a thua administrata françeze nga kjo shkumë që e lëshoi Shejhi
i Ez’herit e inkurajon këtë administratë që të vazhdojë punën e vetë për të
realizuar atë që mendon për çështjen e ndalimit të hixhabit të cilin e obligoi
All-llahu Fuqiplotë? Unë i thash se ajo që më shumë mendoj që është më e pritur
që administrata françeze një gjë e tillë atë do ta bëjë që të mendojë mirë, të
analizojë mirë faktorët në vijim:
Së pari: Për arsye se siç e din se Shejhi i
Ez’herit atë marrëzi që e tha nuk e tha nisur nga eksperienca e njohja politike
e prapavijave të cilat i deklaroi Kryetari frances Shirak dhe njëkohësisht ai
nuk i tha ato nga korrektësia ndaj dispozitave të Sheriatit islam si dhe
këshilltari i Kryetarit frances e di shumë mirë gjykimin e Sheriatit islam për
këtë çështje (hixhabin).
Së dyti: Për atë që siç e ke edhe këtë të njohur se
zëri i Ez’herit nuk përfaqëson (që prej një kohe) atë ngase atë gjë e cakton
politika si Shejh të Ez’herit.
Por, zërin e tij (Ez’herit) e përfaqëson atë
që miratojnë dhe që e deklarojnë shumica e dijetarëve të Ez’herit të cilët
elhamduli-lah ende janë shumë të cilët qëndrojnë me hakun (të drejtën) të cilin
e urdhëroi All-llahu Fuqiplotë dhe për një gjë të tillë nuk i frikohen
askujt.
Së treti: Administrata franceze e ka të qartë (se fjala e Shejhit të
Ez’herit është në kundërshtim me Sheriatin islam madje edhe e demanton atë që ka
deklaruar Shejhi i Ez’herit) se fjala e tij përkrahëse ndaj qëndrimit të
pushtetit françes për të ndaluar hixhabin nuk është diç më tepër se një shtytje
nga Shejhi për Francën që të futet në një kurth madje në një gropë të thellë të
problemeve shoqërore dhe politike për të cilat ajo nuk ka nevojë.
Së katërti:
Fetvanë që e shpalli ekselenca i nderuari Myftiu i Egjiptit gjeti pëlqim,
kënaqësi dhe përkrahje nga meset e botës arabe dhe e gjithë asaj Islame dhe më
në krye të tyre nga nëna e vendeve arabe dhe Islame Egjipti gjë kjo që ja bën me
dije administratës françeze për pishtarin me të cilin duhet të udhëzohet për
këtë çështje e cila nuk është nxitur veç se nga presioni i jashtëzakonshëm e të
vetëm e që është lobi cionist i cili sot udhëheq me të djathtën ekstreme
françeze. Ne lusim All-llahun që të na udhëzojë e të na mundësojë të dalim nga
kjo krizë (që me dinakëri e marifet të madh është imponuar) duke mos humbur ajo
miqësinë e popullit arab e cila tek të gjithë ummeti jonë ka nder dhe
respekt.