Ditëve të fundit protestat në Siri filluan të përgjaken, sa që dje spitalet njoftuan për 25 persona të vrarë. Presidenti Asad, dje, urdhëroi që të lirohen të gjithë të njerëzit që janë arrestuar derri më tani. Mirëpo presioni po rritet, edhe pse protestat po mbahen në një qytet të vogël dhe pa peshë si Derra.
Analistët mendojnë se pranverës arabe nuk do t’i shpëtoj as Siria. Regjimi sirian është një aktorë i rëndësishëm në rajonin e Lindjes së Mesme, dhe nëse ky rajon do të tronditej nga vala e protestave popullore, kjo do të kishte pasoja për procesin e paqes në Lindjen e Mesme.
Disa analist mendojnë se Bashar Asad ndodhet nën presion edhe pse personalisht ai ka autoritet tek rinia, të cilët bëjnë dallimin mes presidentit dhe elitës së vjetër të korruptuar.
Presidenti i tanishëm në pushtet është gati se 11 vjet, dhe në atë post e ka trashëguar të atin. Me ardhjen e tij në pushtet ka bërë disa reforma, mirëpo, problem kryesor mbetet papunësia, ku 20 % e rinisë nuk mund të gjejnë punë.
Ndërkohë aktivistët opozitarë në Siri sot kanë bërë thirrje për protesta të reja, pas faljes së Xhumasë në xhamitë në tërë vendin.
Një grup në faqen Facebook në Internet, i quajtur “Revolucioni i Sirisë 2011”, që në rrjet i ka bashkuar afro 78 mijë shfrytëzues, ka bërë thirrje për tubime për “Ditën e dinjitetit” kundër, siç thuhet, “padrejtësisë dhe represionit”.
Autoritetet thanë se qeveria do t’i rrisë rrogat e punëtorëve, do të licencojë më tepër parti politike, do t’i relaksojë kufizimet në media dhe do ta luftojë korrupsionin.
Se a do të shkoj edhe Siria rrugës së vendeve të tjera arabe mbetet të shihet?