Imami i xhamisë në Idrizovë të Shkupit është kërcënuar që të lëshojë xhaminë nga ana e grupeve radikale islamike të njohur si vehabistë.
Imami Bajram Bejta, i caktuar në detyrë nga Myftinia e Shkupit bëri të ditur se dje dhe sot në mëngjes ka marrë kërcënime serioze për jetë nga një person nga Idrizova, për të cilin theksohet se është pjestarë i
grupeve radikale në Maqedoni.
Imami Bejta dy herë me radhë ka paraqitur rastin në stacionin policor në Shkup, për tendencat e rrymave radikale vehabiste për të marrë kontrollin në këtë xhami në periferi të Shkupit.
Emërimi i këtij hoxhe nuk i ka shkuar për shtati grupit të vogël të besimtarëve të ashtuquajtur dhe të njohur si vehabistë, që kultivojnë ritet e mjekrrave të gjata dhe sjelljes së tyre ndryshe nga rrethi i
besimtarëve.
“Kur unë u emërova, atëherë njëri nga ky grup më sulmoi me kërcënime se ata do të kenë në kontroll xhaminë dhe do të shkojnë punët sipas kërkesave të tyre. Ata janë një grup për të cilët dyshohet se janë pjestarë të grupit vehabistë”, theksoi hoxha Bajram Bejta.
(INA)