AFET BEADINI Imam-Aktiv
Numri i postimeve : 202 Data e regjistrimit : 15/04/2010 Mosha : 47 Nacionaliteti-Sheti : DOBERDOLL GOSTIVAR
| Titulli: Libia drejtë reformave, djali trashëgon babën? Wed 6 Apr 2011 - 9:03 | |
| Një burim i afërt me regjimin e kolonel Gadafit, deklaroi se ky vend ka dërguar një delegat në Perëndim për të testuar vullnetin e vendeve perëndimore nëse do të pranonin djalin e liderit libian për pasardhës të tij, njofton CNN. Thelbi i propozimit është që, Saif El-Islam, të marrë pushtetin nga babai i tij dhe ta reformojë vendin. Saif El-islam është konsideruar si një reformator brenda qeverisë libiane, mirëpo pas fillimit të revolucionit libian, qëndroi në anën e të atit, për t’i ikur destabilizimit. Kalimi i pushtetit duhet të bëhet gradualisht, deklaroi një burim i afërt me Gadafin. Burimi theksoi nevojën e një “zgjidhje të drejtë”, kështu që Gadafi i vjetër të mos rrëzohet me forcë nga pushteti, ai në pushtet qëndron më shumë se 40 vjet. | |
|