Tirmidhiu ka shënuar prej Ibn Abbasit se Muhammedi a.s. kur kalonte pran vorrezave ne Medine-kthehej me fytyrë nga vorrezat dhe thoshte: "O të vdekur! Esselamu eljkum, Allahu ua falt mëkatet (gjunahet) edhe juve edhe neve.
Poashtu kemi edhe transmetimin tjetër kur e ka pyetur Hz. Ajshja, cka të thot kur ti vizitoj të vdekurit, Muhammedi a.s. i ka thënë thuaj:"O besimtar musliman që jeni të varosur këtu! Le ti meshiroj Allahu të gjith ata që kan vdekur më herët ose më von. Dhe nës do Allahu edhe ne do të vijm te ju.