Mes çdo krijese ekziston njëfarë lidhshmërie , mirëpo lidhja mes nënës dhe fëmijës është aq interesante dhe e fortë sa që nuk nuk mund të paramendojmë lidhje më të fortë se ajo. Dielli lind dhe perëndon për të gjithë gjërat e gjalla që jetojnë në këtë botë, po qe se dikush i hidhërohet atij mund t`i mbyllë dyert dhe ti ndalon rrezet e tij që të depërtojnë deri te ai, por dielli përsëri vazhdon të rrezatojë duke mos marrë parasysh hidhërimin e dikujt ndaj tij, kështu edhe mëshira e nënës...
Bediuzzaman Said Nursi në librin e tij Mektubat thotë: “Kisha një shok për ahiret me emrin Mustafa Çavush . Ishte tejet i sukseshëm si në punët e kësaj poashtu edhe në të asaj bote. Por nuk e dija fshehtësinë e atij suksesi. Më vonë kuptova se pas atij suskesi fshihej kujdesi i tij i përpiktë ndja prindërve të tij pleq.
Në saje të tyre ai kishte fituar që në këtë botë të ketë një mirëqenje dhashtë Zoti të ketë fituar edhe në botën tjetër. Ai ishte shembull për të gjithë ata që duan të jenë të lumtur.
Nëna kujdeset për fëmijën sepse ai duhet të rritet fëmija kujdest për nënën sepse ajo një ditë do të dves. Qoftë njeri apo kafshë të gjitha nënat kujdesen për fëmijët e saj . Nuk është dëgjuar që një gjarpër të ketë helmuar të voglin e vet, asnjë luan nuk e ka sulmuar dhe mbytur pjellën e vet, asnjë elefant nuk e ka shkelur të voglin e vet . All-llahu që është Mëshirues e Mëshirëbërës, nënat i ka pajisur me një mëshirë dhe inkoshiencë sa q0δ ata ndjejnë kënaqësi kur kujdesen për foshnjat e veta.
Fëmija është pjesë organike e nënës . Fëmija derisa është në bark të nënës ai nuk ushqehet përmes gojës por përmes kërthizës e cila lidhet drejtpërsëdrejti me sistemin e gjkaut të nënës. Pra qarkullimi i gjkaut të nënës për ta kryer punën , duhet të qarkullojë edhe nëpër trupin e fëmijës. Pra nëna e fëmija e saj janë dy shpirta në një person....nëna që kujdeset për për fëmijën e saj për të është sikur të kujdeset për vetveten. Një trung druri sa do që degë të ketë, ata përsëri janë pjesët e një druri. Po të prehet një degë pritet dega e një druri.
Nënat përkrah kësaj vetie kanë edhe një tjetër shumë të rëndëdësishme, ato janë shembull i durimit. Si t`ua përshkruaj nënën si? Ajo është botë e madhe ndërsa unë një bërthamë e vogël, ajo është si një bjeshkë e madhe e mbuluar me dëborë, ndërsa unë jam një pik uji qe rrjedh nga ajo. Si mund ta përshkruaj fryti dririn evet! Nëna është oqean fëmija një pikë uji e tij, më tregoni ju lutem , vallë sa mund që një pikë uji ta përshkruan oqeanin!
Dita e nënave është shpikje e atyre që i harrojnë nënat e veta, si do qoftë mjafton një ditë që t`i kujtojnë të mjerat ...civilizimi materialist ua ka vulosur shpirtrat e tyre , pastaj ka pëlcitur ashtu që ka shkatruar çdo gjë para tij. Allahu që e ka krijuar njeriun ka dërguar edhe prospektin e tij , ka dërguar Kur`anin . Vetëm ai që jeton sipas porosive të tij është musliman i vërtetë.
Dhurata më e mirë që fëmija mund t`i japë nënës është buzëqeshja . Buzëqeshu se ashtu çlin trëndafilat. Nëse çelin trëndafilat vjen behari, shkrihen akujt, drujtë e tharë japin fryte...
Vërtetë njeriu duhet të dijë vlerën e nënës......
Pregatiti:Merjem Salihi