Këshilli i Hagës hodhi poshtë të enjten propozimin e Partisë së Lirisë për të ndaluar ndërtimin e xhamive të reja në qytet.
Të gjitha palët unanimisht e hodhën poshtë propozimin që ata e quajtën diskriminues, sepse Partia e Lirisë nuk kundërshton ndërtimin e vendeve të kultit për fetë e tjera.
Inge Vianen nga Partia e Gjelbër tha: “Ata janë fajtorë për diskriminim kur ata sugjerojnë se këshilli duhet të ndihmojë të gjithë njerëzve për të siguruar vendin e përshtatshëm për adhurim përveç muslimanëve.”
Si përgjigje, kryetari i qytetit të Hagës, propozoi zgjerimin e vendeve të kultit në këtë qytet në 10 vitet e ardhshme.
(Mesazhi)