Selamun Alejkum o ju besimtare
Kete teme e hap per shkak se dua ta diskutojm pak potencialin tone te paperdorur, menjefjale diplomat te cilat ndryshken neper rafte, dhe zeja e mesuar e cila duke mos u perdorur harohet.
---Do ja nisi prej rethit tim me te ngushte: 18 vite po punoj me dyqan ne rugen e butiqeve ne tetove, nje fotografi e cila ne vazhdimsi po perseritet eshte se motrat tona te cilat vijn e punojn - mesojn zejen e shiteses; sa behen shitese te perkryera ato jan ne rruge per martese .. mjerisht te gjithat i japin fund punes qe e kan. Jam deshmitar ku nje dyqanxhi qante kur percolli puntoren kurse nuk ka qare kur ka percjellur motren e vet.... keto talente shitese po humbasin pergjithmone; pervec ture ka edhe prej tyre qe qepin dhe keto edhe ne martese kan sadopak shansin me e perdore zejen... mjerisht vetem 2% te tyre perdorin zejen...
---- shkollat e mesme profesionale si psh, tekstileja, ekonomikeja etj te gjithe prodhojn kuadro te kalibrit profesional i cili shum pak vazhdon profesionin.
----- Medresete, shkolla te mesme per fe, nxjerin kuadro te cilet duhet te ushtrojn profesion Imami...
---- Hafizat e Kur'an it ata persona te cilet ne perandorine otomane nuk ishte etike ti prekish me dore nese NUK KE ABDES, sot per fat te keq edhe respekti nga popullata po edhe puna e tyre praktike po e bie reputacionin e tyre ne erozion.
---- per njerezit me diploma univerzitare ua le fjalen atyre qe kan nje diplom te ketille, sepse un nuk kam dhe nuk mund ti jap te drejte vehtes qe te foli per kete.
Pyetje:
----Nese shkollimi i nje personit per zeje apo profesion te caktuar eshte Farz i kifaje dhe popullata reth atij njeriut te diplomuar lirohet nga ai obligim, valle cka ndodhet kur ai nuk praktikon ate qe ka mesuar, por zghedh gjen me profitabile e cila ka shum profesionist ne treven e tij.????????