Eselamu Alejkum te gjithe anetareve te forumit islami eshte drit. U mundova qe te tuboje disa pergjigje qe te lene gojhapur,t'i ndjekim se bashku.
Një Musliman i nderuar na pyeti kështu:
A është e lejuar ta shkruaj në gjoks emrin e Allahut me Tatuazh?!
I themi se është e ndaluar reptësisht vizatimi i trupit, por të preferojm diqka tjetër, fale namazin do ta kesh Allahun brenda në zemër! Allahu të nderoftë antarë i ynë i dashur !
Fshehtësia në fitoret e muslimanëve të parë:
Pas betejës së Jermukut, mbreti i Perandorisë Romake, Hirakliu iu drejtua komandantëve të tij me këto fjalë: “Të mjerët ju, më njoftoni si është puna e këtij populli që luftojnë kundër jush, a nuk janë njerëz sikurse ju?!”
Komandantët: “Po, gjithsesi.”
Hirakliu: “Jeni ju numerikisht më tepër apo ata?”
Komandantët: “Ne jemi shumëfish më tepër se ata në çdo betejë.”
Hirakliu: “Atëherë, si është puna që po pësoni humbje?!”
Një dijetar prej parisë së tyre tha: “Kjo ndodh për arsye se ata falen natën, agjërojnë ditën, i mbajnë premtimet, ndalojnë nga e keqja, mbajnë drejtësi ndërmjet vete dhe për arsye se ne pimë alkool, bëjmë kurvëri, bëjmë gjëra të ndaluara (harame), nuk i mbajmë premtimet, grabisim pasurinë e të tjerëve, bëjmë padrejtësi, ndalojmë veprat që e kënaqin Allahun dhe bëjmë çrregullime në tokë.”
Hirakliu tha: “Të vërtetën e the!!
Atëherë, shikoje gjendjen e tyre sot dhe shikoje tonën, a thua cilit grup i përkasim?!!!
Dikush pyeti se pse shkojmë në xhuma?
Botuesi i gazetës ‘Xhammat’ pranoi një ankesë nga një musliman i cili shkroi se nuk kishte kuptim të shkohej çdo të premte në xhami.
Ai shkruan: “U bënë 30 vjet që po shkoj në xhuma dhe rreth 3000 hutbe (predikime) kam dëgjuar. Për çudi nuk më kujtohet asnjëra nga to. Mendoj se është e padobishme, dhe imamët po ashtu po humbin kohë duke mbajtur gjithë ato hutbe.”
Kjo ngjalli një polemikë të vërtetë në rubrikën “Letrat e botuesit” aq shumë saqë e trembi edhe botuesin. Kjo vazhdoi për disa javë derisa dikush u përgjigj:
“Tanimë u bënë 30 vjet që jam martuar. Gruaja ime pothuajse 32.000 racione më ka përgatitur. Për çudi nuk më kujtohet as edhe i vetmi ushqim se çfarë ka qenë. Por e di që të gjitha më kanë ushqyer dhe më dhanë fuqi që kisha nevojë për punën time. Nëse gruaja ime nuk do më kishte dhënë këto racione do të vdisja deri tani.”
Mundesoi Zudi Fejzuli