Vizitor Vizitor
| | Picë shpie | |
Për një tepsi rreth 30 cm nevoiten:1 ½ filxhan çaji miell 4 lugë të vogla maja pluhur 1 lugë supe kripë ½ filxhan çaji ujë të vakët 4 ¾ filxhan vaj ulliri
Për shtresë e sipërfaqes nevojiten:
1 filxhan djathë kaçkavall 10 rrotëza sallam sipas dëshirës 5 kërpudha konserve të prera në feta ½ spec jeshil, të prerë në feta të holla ¾ filxhan salcë domatesh të freskëta 2 lugë supe borzilok të prerë hollë 2 lugë supe vaj ulliriPërgatitja:
Vendosni miellin në një tas të madh dhe bëni një gropë në mes. Në një xhezve hidhni ujin e ngrohtë dhe majanë. Lëreni majanë të tretet për 3-4 minuta dhe në vazhdim përzijeni me 1 lugë vaj ulliri . Hidheni masën në gropën e miellit. Mbrujeni për 15-25 minuta. Derisa të dal një brum i butë që nuk ngjitet nëpër gishta. Lyeni një enë me një lugë vaj ulliri , jepni brumit formë topi dhe vendoseni në enë.
Kthejeni përmbys në mënyrë që pjesa e vajosur e brumit të jetë nga lart dhe mbulojeni me membranë plastmesi. Lëreni të vijë në një vend të ngrohtë, për rreth 1 orë. Më pas hapeni brumin në një sipërfaqe të pudrosur me miell, dhe duke e shtypur me grushta hapeni aq sa janë përmasat e tepsisë (duhet të ketë trashësi rreth 4 mm, nd0δrsa anash të jetë pak më e trashë). Shtrojeni brumin në tepsi dhe hidheni nga lart materialet. Në fillim salc0δn, pastaj djathin, sallamin, specin, kërpudhat dhe borzilokun. Piqeni picën në furrë të nxehtë në 190 o C derisa të piqet brumi. Servireni të ngrohtë.
|
|