Admin Administrator
Numri i postimeve : 8520 Data e regjistrimit : 02/07/2009 Mosha : 42 Nacionaliteti-Sheti : Tetovë-Maqedoni
| Titulli: Pse u lodhëm kaq shumë? (Nje teme shume interesante) Sat 21 May 2011 - 11:06 | |
| - Cito :
- Të gjithë ne, pa dyshim, jemi dëshmitarë të vendeve, në të cilat burra dhe gra punojnë së bashku, pasi ambiente të tilla, gjithnjë e më tepër po bëhen më se normale. Jemi dëshmitarë të dialogut që këta të fundit ndërtojnë me njëri tjetrin : të ngushtë, të afërt, të sinqertë. Bëjnë lojra dhe qyfyre, pa pasur kujdes moshën dhe pozicionin e njëri-tjetrit.Vecanarisht. nuk mund të kalojë pa u vënë re edhe mendimi I shumë grave, të cilat shpeshherë shprehen: “Unë jam një grua që punojë fitoj para dhe mund të qëndrojë mbi këmbët e mia , pa pasur nevojë për ndihmën e askujt dhe pa I dhënë llogari askujt.”
Po të njëjtat zonja përpiqen që me cdo kusht të fitojnë pëlqimin e pronarëve të tyre. Sikur të shpalosnin të njëjtin përkushtim me familjet e tyre kundrejt bashkëshortëve, sigurisht që ajo shtëpi do të ishte një vatër e lumtur. Nga ana tjetër, shohim që burrat tregohen shumë të matur, të qetë dhe xhentëlmentë kundrejt grave me të cilat punojnë. Sikur këtë ndjeshmëri ta bartnin edhe në shtëpitë e tyre, do të fitonin më shumë zemrat e bashkëshortëve të tyre…
Pa dyshim që nëna, gruaja apo motra jonë, e cila mban mbi supe përgjegjësinë e edukimit të fëmijës, menaxhimit të shtëpisë dhe gjithë problemeve të saj, meriton shumë respect dhe mirënjohje.
Duhet ta keni vënë re tashmë një fenomen , I cili përditë e më tepër del në gazetat që shpallin vende të lira pune, ku pamja e jashtme fiizike e femrës dhe diksioni I pastër, shpeshherë janë ndër kushtet e kërkuara…Përse cdo ditë e më tepër kërkohen për punësim femra, ndërkohë që ka shumë meshkuj të diplomuar dhe të përgatitur më së miri?
Njeriu pyet veten]: “Përse kërkohet me vendosmëri që gruaja të tërhiqet jashtë përherë e më tepër dhe sa më shumë të jetë e mundur?” Bota e perëndimit, e vetëdishme për vlerat familjare të humbura , po përpiqet dita ditës t`i ruajmë me rigorozitet dhe fantazëm të pranuar. Dëmtimi dhe rreziku më I madh që mund t`I bëhet një shoqërie, është shkatërrimi I familjes dhe kjo arrihet nëse humb imazhin dhe rolin e saj në familje.
Në shikim të parë , duket sikur kanë arritur dicka: gratë po bëhen burra e burrat gra….roler po ndryshojnë. [b] Baballarët pa punë , me apo pa hir , detyrohen të qëndrojnë në shtëpi dhe të kujdesen për fëmijët, ndërkohë që puna e gruas është bërë kuhst për të mbajtur familjen.
Ja edhe një tabllo tjetër:
Nëse një djalë vendos të krijojë familje, nëna e pyet:
Me cfarë vajze do të martohesh?
I riu përgjigjet:
Nuk ka rëndësi, mjafton që të ketë një punë,, për ndryshe si do e kalojmë? Nëse edhe ajo ka një punë, atëherë do të na dalë të paguajmë dritat, ujin, qeranë…ndërsa pjesa tjetër do të na ngelet për ushqim , veshmbathje e kështu me radhë.
Shumë mirë, biri im! Edhe ti puno edhe ajo të punojë, sigurisht.
Dhe historia vazhdon….
Të rinjt martohen, krijojnë familje, por tashmë dialogu fillon e merr ngjyrosje tjetër….
Gruaja shprehet:
A është e drejtë kjo? A më ke premtuar që do të më ndihmosh, lëri këto, ti as rrobat tuaja nuk I vendos në vend. Sapo vij nga puna, më duhet të hyj menjëherë në kuzhinë, të merrem me përgatitjen e ushqimit, të lajë enët, të rregullojë shtëpinë etj. Ti lodhesh, por edhe unë lodhem. Edhe unë sikur të vij nga puna dhe ulem pranë televizorit, sic bën ti, do ngelim pa ngrënë.
Burri përgjigjet:
Sigurisht që ti do të marrësh me këto punë, ti je gruaja , do merrem unë me ushqimin e hekurin? Hajde tani mos na vono shumë, jam shumë I uritur!
Me kalimin e kohës , të rinjtë gëzohen me një fëmijë, por problemet dhe përgjegjësitë sa vijnë e shtohen. Meqë edhe nëna edhe babai nuk mund të qëndrojë në shtëpi pranë fëmijës së tyre, detyrohen ta dërgojnë në kopsht.Por nëna nuk mund të jetë asnjëherë e qetë: “Si është tani fëmija, cfarë po bën, a po kujdesen aq sa duhet për të?” Të gjitha këto pyetje brejnë ndërgjegjen e gruas , e cila ndihet disi fajtore për këtë realitet.. Në të vërtetë, hesapi është shumë I thjeshtë. Paratë që ajo fiton, mjaftonë për të paguar shpenzimet e kopshtit dhe të makijazhit që ajo përdor. Atëherë, përse të shqetësohet kaq shumë?
Në mëngjes herët detyrohet të ngrihet , të bëhet gati të zgjojë edhe fëmijën nga gjumi I ëmbël I mëngjesit për ta dërguar në kopsht, pastaj të punojë gjith ditën, por duke menduar në anën tjetër edhe për shtëpinë: Cfarë do të gatuaj , si do t`i pres miqtë, etj.Pasi kthehet nga puna , ritmi I shpejtë nuk ka të sosur.Përesëri vazhdon e njëjta histori pambarimisht ….derisa vjen një ditë , ku pakuptuar , njeriu e sheh veten ndryshe, tashmë fuqia e dikurshme nuk është më, freskia, energjia, ritmi kanë shteruar.
Gjithë këto vite, burrë e grua I kalojnë duke punuar pa reshtuar, duke u përpjekur për të pasur një shtëpi , borxhet e së cilës akoma duke u përpjekur për të pasur një shtëpi , borxhet e së cilës akoma I kan ë mbi supe. Pa kuptuar tashmë, djali I tyre është itur dhe është ai tashmë, personi që troket derën e dikujt tjetër. E kështu fillojnë telashet e dasmave, borxhet zënë borxhe të tjera. Si përfundim?
Ku shkoi parimi “Sikur të punojmë të dy do të jemi rehat?” Gjatë gjithë jetës u munduam, dhe tashmë erdhi fundi. Nuk patëm kohë të punojmë për botën tjetër, nga telashet e kësaj ku jetuam. Për cfarë jetuam, si jetuam, cfarë lamë pas? U treguam shumë të kujdesshëm të shlyejmë borxhet, por nuk treguam të njejtin kujdes të forcojmë besimin dhe praktikën fetare të fëmijëve tanë. E dërguam djalin të bënte master në Amerikë, por fenë nuk ia mësuam. Atje, ai u shkëput fare nga besimi. Në ahiret jam I bindur se nuk do vijë tek unë të më falemenderojë që I dhashë një diplomë, por do të më shtrëngojë për fyti dhe do të më kërkojë llogari: “Përse nuk më pengove nga harami, përse nuk ma mësove fenë?”
Atëhera, përse tregohemi kaq kryenec në gjynae? është ky qari I një mendjeje të shëndoshë?
Shkrujti: Ilaz Salihi
Marur nga revista Etika [/b] | |
|