Një njeri dhe djali I tij kishin ardhur tek Emir El-Mu`minin (Komandanti I besimtarëve) Omer Ibn El-Hatab Allahu qoft I kënaqur me të, dhe ata dukeshin njëlloj si një.Omeri r.a ishte habitur dhe ai kishte thënë:Asnjëherë nuk kam pare diçka më mahnitëse se sot.
Nuk mund të them se cili është cili ndërmjet juve dyve, sikur jam duke shikuar në dy sorra (një shembull arab për dy gjëra që duken identike).Atëherë njeriu I tha: Çfarë do të dëshironit të dini?
Se nëna e tij ishte e vdekur dhe e varrosur por e lindi atë prej varrit të saj.
Omeri r.a I pëlqente tregimet e çuditshme…
Njeriu I tha: Gruaja ime ishte shtatëzënë me këtë djalin dhe unë duhesha të udhëtoja larg prej saj, kështu që ajo më kishte lutur të mos e lë atë sepse ajo ishte shtatëzënë. Mos u brengos I kam thënë, pastaj e kam vendosur dorën time në barkun e saj dhe kam kërkuar ( lutur) nga Allahu: O Allah e lë djalin tim në mbrojtjen Tënde, por harrova të përmend nënën e tij, sepse ishte fati I saj dhe u largova.
Kur u ktheva nga udhëtimi im, kushërinjtë e mi më rrethuan mua dhe më thane: Gruaja jote është e vdekur por ka diçka të çuditshme në lidhje me varrin e saj.
Unë thashë: Të Allahut jemi dhe tek Ai do të kthehemi…..
Ata thane: Prej tij (varrit) çdo ditë del një tym…Atëherë thashë: E njoh gruan time shumë mire, ajo është lutur,ka agjëruar, dhe ka adhuruar Allahun me ndershmëri. Kështu që shkova tek varri saj dhe e hapa atë ajo ishte e vdekur, por ajo ishte e ulur në pozicionin e gruas që dëshiron të lindë (fëmijën) dhe ndëgjova një zë duke thënë:Ti I cili ia besov e djalin Zotit që të ta rruaj (mbrojë) mere djalin tend dhe kështu ki djal ka lindur.
Sikur ta kasha lutur Allahun ta ruaj edhe gruan time, ajo nuk do të kishte vdekur tani, por ka qenë kader I saj.
Lexuar:
Sat 31 Mar 2012 - 12:31 nga Albana...