Admin Administrator
Numri i postimeve : 8520 Data e regjistrimit : 02/07/2009 Mosha : 42 Nacionaliteti-Sheti : Tetovë-Maqedoni
| Titulli: Davutoglu: Bota të merr shembull Turqinë Mon 23 May 2011 - 11:20 | |
| Ministri i Punëve të Jashtme të Turqisë, Ahmet Davutoglu (Ahmet Davutoğlu) tha se Turqia në politikën e jashtme dhe në ekonomi është një vend nga i cili merr shembull bota.
Ahmet Davutoglu në Antalja shpjegoi zhvillimet në ekonomi dhe politikën e jashtme.
“Me të vërtetë që sot, Turqia me suksesin ekonomik në botë që tregoi pavarësisht krizës ekonomike globale me performancën e madhe ekonomike dhe me politikën e jashtme që zbaton pavarësisht krizës në rajonet përreth, tregohet si një sukses për tu marrë shembull” u shpreh Davutoglu.
Ai tërhoqi vëmendjen se stabiliteti politik që qëndron pas këtij suksesi, duhet të vazhdojë për shumë vite.
“Sekreti kryesor pas këtij suksesi, janë 8 vjet dhe ishalla edhe 12 të tjera stabiliteti politik të ardhshëm. mendoni strukturat politike të viteve 90-të. Kryeministri nga një parti, Ministri i Jashtëm nga një parti tjetër, Ministri i tregtisë së jashtme nga një parti tjetër. Për shkak të konflikteve politike ndërmjet tyre, nuk gjenin kohë për të prodhuar strategji për atdheun” tha Ministri i Punëve të Jashtme të Turqisë, Ahmet Davutoglu./trt/ | |
|