Kryediplomati turk, Ahmet Davutoglu ka shprehur në Prishtinë këndvështrimin e tij për debatin rreth historisë. Ai thjesht ka thënë se Turqisë nuk i pëlqen që kosovarët të mësojnë historinë e interpretuar nga Josip Broz Tito apo Enver Hoxha.
Davetoglu ka pohuar se asnjë popull nuk mund të ndryshojë historinë, por interpretimet për të. Ai ka pohuar se historia duhet shkruar nga historianë që jetojnë në vitin 2011 dhe jo ata që jetojnë në vitet 1970.
Davetoglu ka thënë se kjo vlen për të gjithë dhe se Turqia e Greqia kanë një komitet të përbashkët që po punonjë në çështje të ngjashme.Kurse, minsitri Hoxhaj ka pohuar se historinë duhet shkruar akademikët dhe jo politikanët. /indeksonline/