Pas përfundimit të kontakteve zyrtare në kryeqytetin e Kazakistanit, Almati, Ministri i Punëve të Jashtme, Ahmet Davutoglu kaloi në qytetin Turkistan.
Këtu Davutoglu u takua me studentët e Universitetit ndërkombëtar turkokazak “Hoca Ahmet Yesevi”, ku mori edhe titullin “Profesor i Nderit” me motivacionin “për përkrahjen që ka dhënë në zhvillimin e marrëdhënieve ndërmjet Turqisë dhe botës turke”.
Në fjalën e rastit shefi i diplomacisë turke theksoi se “tani po fillon një periudhë e re”.
Davutoglu iu drejtua shteteve turke me fjalët: “Tani keni një Republikë të Turqisë ku të mbështeteni, keni një shtet që është edhe i fuqishëm, edhe dashamirës”.
Davutoglu shprehu kënaqësinë që iu dha rasti të flasë për Ahmet Yesevi-n me titullin e Ministrit të Punëve të Jashtme të Turqisë dhe uroi në fund të fjalës që të mos ketë më ndarje në botën turke./trt/