islami është dritë
Es-selamu alejkum i/e nderuar antarë/e ju informojm se egziston aplikacioni i forumit për android në të njejtën kohë më i miri aplikacion për islam shkarkojeni në ballin me ikonën e forumit pastaj instalojeni dhe do të bindeni.
islami është dritë
Es-selamu alejkum i/e nderuar antarë/e ju informojm se egziston aplikacioni i forumit për android në të njejtën kohë më i miri aplikacion për islam shkarkojeni në ballin me ikonën e forumit pastaj instalojeni dhe do të bindeni.
islami është dritë
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.


Ata me gojat e tyre mundohen ta shuajn dritën e Allahut por,Allahu e përhap dritën e vet edhe pse nuk e duan pabesimtarët.
 
PortalForumPublikime postimeGalleryKërkoLatest imagesidentifikimiRegjistrohuTemate  ditës
Të nderuar vizitor dhe anëtarë ju tanimë keni mundësita merni aplikacionin e forumit me emrin islamieshtedrite direkt në linkun më poshtë dhe pasi që ta shkarkoni duhet ta instaloni duke lejuar në telefonin tuaj deri në fund të procedurës dhe pastaj do ta shikoni se ja kavlejt me e marë ngaqë nuk e gjeni një të tillë askund tjetër.
Aplikacioni vlen vetëm për android dhe nuk është për iphone apo ios.
Aplikacionin mund ta gjeni edhe ne playstore ku keto dite eshte postuar per prove shkruani ne plazstore islamieshtedrit dhe do tua nxjer për ta shkarkuar dhe instaluar.


MERENI NE PLAYSTORE NE LINKUN POSHT



UPLOADO GRATIS DERI 1 GIGA NE KETE WEBFAQE KLIKO

https://portal.start.io/#/pub/ads-txt
Rubrikat dhe Forumet
Tema Fundit
» Ilahije e re per Ramazan 2023 nga Merita Burniku: Pershendetje nga Gurbeti n'Ramazan
Pëcaktohu tani, ke vetëm dy alternativa: EmptyThu 23 Mar 2023 - 2:31 nga Admin

» Përcaktimi i fillimit të Ramazanit, syfyrit dhe iftarit
Pëcaktohu tani, ke vetëm dy alternativa: EmptyThu 23 Mar 2023 - 2:02 nga Admin

» Programi I aktiviteteve ne Ramazan ne Xhamine e Frankenthalit
Pëcaktohu tani, ke vetëm dy alternativa: EmptyWed 22 Mar 2023 - 23:53 nga Admin

» Vaktia e Ramazanit per Frankenthal Gjermany dhe Qytetet tjera te Gjermanise
Pëcaktohu tani, ke vetëm dy alternativa: EmptyWed 22 Mar 2023 - 23:48 nga Admin

» Dersi i pare ne Xhamine e Frankenthalit: Tre ceshtje me rendesi ne Ramazan
Pëcaktohu tani, ke vetëm dy alternativa: EmptyWed 22 Mar 2023 - 23:29 nga Admin

» Mire se erdhe Ramazan Urime Muaji I Ramazanit Video Projekte
Pëcaktohu tani, ke vetëm dy alternativa: EmptyWed 22 Mar 2023 - 23:21 nga Admin

» (Tregim Islam) Gjahtari dhe zogu
Pëcaktohu tani, ke vetëm dy alternativa: EmptyMon 6 Feb 2023 - 22:50 nga Admin

» (Tregim Islam) Jeta jonë ndodhet në këtë tregim
Pëcaktohu tani, ke vetëm dy alternativa: EmptyMon 6 Feb 2023 - 22:47 nga Admin

» (Tregim Islam)Zoti im, nëse kështu sillesh me të pabindurit, atëherë sa i mirë je ndaj atyre që të binden"
Pëcaktohu tani, ke vetëm dy alternativa: EmptyMon 6 Feb 2023 - 22:39 nga Admin

» (Tregim Këshillues) Vrima në varkë
Pëcaktohu tani, ke vetëm dy alternativa: EmptyThu 24 Nov 2022 - 2:04 nga Admin

» (Tregim Keshillues) Mos e harro ombrellën në duanë e shiut
Pëcaktohu tani, ke vetëm dy alternativa: EmptyThu 24 Nov 2022 - 1:58 nga Admin

» (Tregim islam) Tre vëllezërit
Pëcaktohu tani, ke vetëm dy alternativa: EmptyThu 24 Nov 2022 - 1:49 nga Admin

» (Tregim Islam) Historia e burrit i cili gërmoi malin për njëzet vjet
Pëcaktohu tani, ke vetëm dy alternativa: EmptyThu 24 Nov 2022 - 1:40 nga Admin

» (Tregim Islam) Shtatë pyetjet
Pëcaktohu tani, ke vetëm dy alternativa: EmptyThu 29 Sep 2022 - 18:34 nga Admin

» (Tregim Islam) Papagalli i mbretit
Pëcaktohu tani, ke vetëm dy alternativa: EmptyThu 29 Sep 2022 - 18:24 nga Admin

» (Tregim Islam) Vlerësoje para se ta humbësh
Pëcaktohu tani, ke vetëm dy alternativa: EmptyThu 29 Sep 2022 - 18:11 nga Admin

» (Tregime Islame) Mbreti dhe plaku i urtë
Pëcaktohu tani, ke vetëm dy alternativa: EmptyWed 27 Jul 2022 - 20:10 nga Admin

» (Tregime Islame) Tregimi për gruan dhe gjarprin e saj
Pëcaktohu tani, ke vetëm dy alternativa: EmptyWed 27 Jul 2022 - 19:59 nga Admin

» (Tregime Islame) Këshilla e babait
Pëcaktohu tani, ke vetëm dy alternativa: EmptyWed 27 Jul 2022 - 19:56 nga Admin

» (Tregime Islame) Rrobaqepësi gënjeshtarë
Pëcaktohu tani, ke vetëm dy alternativa: EmptyWed 27 Jul 2022 - 19:50 nga Admin

» (Tregime Islame) Mbreti dhe poeti
Pëcaktohu tani, ke vetëm dy alternativa: EmptyWed 27 Jul 2022 - 19:48 nga Admin

» (Tregim Islam) Mbreti dhe shërbëtori
Pëcaktohu tani, ke vetëm dy alternativa: EmptyWed 27 Jul 2022 - 19:37 nga Admin

» (Tregime Islame) Mos u ndikoni nga njerëzit e këqinj dhe të ligë
Pëcaktohu tani, ke vetëm dy alternativa: EmptyTue 28 Jun 2022 - 10:16 nga Admin

» (Artikull) TË KËNAQI QË TË MASHTROJ!
Pëcaktohu tani, ke vetëm dy alternativa: EmptyTue 28 Jun 2022 - 0:23 nga Admin

» (Tregime Islame) Poeti me qyp
Pëcaktohu tani, ke vetëm dy alternativa: EmptyTue 28 Jun 2022 - 0:16 nga Admin

» (Shëndetësi) Kujdesi për veshkat gjatë stinës së verës
Pëcaktohu tani, ke vetëm dy alternativa: EmptyTue 28 Jun 2022 - 0:13 nga Admin

» (Tregime Islame) Mbreti dhe plaku i varfër
Pëcaktohu tani, ke vetëm dy alternativa: EmptyTue 28 Jun 2022 - 0:03 nga Admin

» (Tregime Islame) Fjala e mirë si pema e mirë
Pëcaktohu tani, ke vetëm dy alternativa: EmptyTue 28 Jun 2022 - 0:00 nga Admin

» (Tregime Islame) Tregimi mbi mbretin i cili vendosi të shpërblejë me një kurorë floriri
Pëcaktohu tani, ke vetëm dy alternativa: EmptyMon 27 Jun 2022 - 23:56 nga Admin

» (Tregime Islame) Mos nënçmo asnjë vepër të mirë,
Pëcaktohu tani, ke vetëm dy alternativa: EmptyMon 27 Jun 2022 - 23:50 nga Admin

» (Tregime Islame) Tregimi mbi plakun e urtë që ja tregoi mbretit mëshirën e Allahut xh.sh
Pëcaktohu tani, ke vetëm dy alternativa: EmptyFri 24 Jun 2022 - 1:55 nga Admin

» (Tregime Islame) Tregimi mbi personin që shkoi në Haxh dhe gjeti një qese me flori
Pëcaktohu tani, ke vetëm dy alternativa: EmptyFri 24 Jun 2022 - 1:49 nga Admin

» (Tregime Islame) Tregimi mbi një njeri i cili kishte gjashtë vajza dhe gruan e kishte shtatzënë për herë të shtatë
Pëcaktohu tani, ke vetëm dy alternativa: EmptyFri 24 Jun 2022 - 1:45 nga Admin

» (Tregime Islame) Studenti që morri mësimin e jetës nga profesori
Pëcaktohu tani, ke vetëm dy alternativa: EmptyFri 24 Jun 2022 - 1:42 nga Admin

» (Tregime Islame) Tregimi për plakun që deshi të shpëtonte macen nga mbytja në lum
Pëcaktohu tani, ke vetëm dy alternativa: EmptyFri 24 Jun 2022 - 1:34 nga Admin

» (Tregime Islame) Tregim pikëllues për gjyshin
Pëcaktohu tani, ke vetëm dy alternativa: EmptyTue 21 Jun 2022 - 20:04 nga Admin

» (Tregime Islame) Inat deveje
Pëcaktohu tani, ke vetëm dy alternativa: EmptyTue 21 Jun 2022 - 19:52 nga Admin

» (Tregime Islame) DHURATA E BUKUR E MATURANTIT
Pëcaktohu tani, ke vetëm dy alternativa: EmptyMon 20 Jun 2022 - 16:41 nga Admin

» (Tregime Islame) Babai dhe djali
Pëcaktohu tani, ke vetëm dy alternativa: EmptyMon 20 Jun 2022 - 16:36 nga Admin

» (Teme Islame) Rreze shprese
Pëcaktohu tani, ke vetëm dy alternativa: EmptySat 18 Jun 2022 - 20:18 nga Admin

Koha deri ne Ramazan
Kush është në linjë
435 përdorues në linjë: 0 anëtarë 0 të fshehur 435 vizitorë :: 2 Bots

Asnjë

Rekord i përdoruesve në linjë ishte 873 më Tue 13 Aug 2019 - 10:40
Filmi i ri ne aplikacion

Sondazh
A e falni namazin rregullisht?
1.Po 5 kohë elhamdulilah
Pëcaktohu tani, ke vetëm dy alternativa: Empty96%Pëcaktohu tani, ke vetëm dy alternativa: Empty
 96% [ 287 ]
2.Vetëm Sabahun
Pëcaktohu tani, ke vetëm dy alternativa: Empty0%Pëcaktohu tani, ke vetëm dy alternativa: Empty
 0% [ 1 ]
3.Kur kam kohë
Pëcaktohu tani, ke vetëm dy alternativa: Empty0%Pëcaktohu tani, ke vetëm dy alternativa: Empty
 0% [ 1 ]
4.Vetëm Sabahun dhe akshamin
Pëcaktohu tani, ke vetëm dy alternativa: Empty0%Pëcaktohu tani, ke vetëm dy alternativa: Empty
 0% [ 1 ]
5.Vetëm xhuman
Pëcaktohu tani, ke vetëm dy alternativa: Empty1%Pëcaktohu tani, ke vetëm dy alternativa: Empty
 1% [ 2 ]
6.Nuk falem hiq
Pëcaktohu tani, ke vetëm dy alternativa: Empty2%Pëcaktohu tani, ke vetëm dy alternativa: Empty
 2% [ 7 ]
Totali i votave : 299
Rissi ne Forum
Shkarko aplikacionin e Forumitduke klikuar këtu mbi fot

Statistikat
Forumi ka 3031 anëtarë të regjistruar
Anëtari më i ri Fadil Grisholli

Anëtarët e këtij forumi kanë postuar 24389 artikuj v 13536 temat
PYETE HOXHËN

Gjeje Kiblen
Kohët e faljes së namazeve
Anketa Sondazhe
Alexa rang

 

 Pëcaktohu tani, ke vetëm dy alternativa:

Shko poshtë 
AutoriMesazh
REJHANA-ENSAR
Moderator
Moderator
REJHANA-ENSAR


Numri i postimeve : 811
Data e regjistrimit : 07/07/2010
Mosha : 37
Nacionaliteti-Sheti : stuttgart

Pëcaktohu tani, ke vetëm dy alternativa: Empty
MesazhTitulli: Pëcaktohu tani, ke vetëm dy alternativa:   Pëcaktohu tani, ke vetëm dy alternativa: EmptySat 10 Jul 2010 - 1:01




Pëcaktohu tani, ke vetëm dy alternativa:
Xhenneti & Xhehenemi


Bukuritë e xhenetit

Thotë Allahu s.v.t. në Kur'anin famëlartë:


”Atë ditë Xheneti do t’u afrohet besimtarëve të devotshëm.” (Shuara 90)

Të gjithë hapësirat e xhenetit janë të parfumosura me parfumet më të mira, era e të cilave ndihet deri në një distancë prej pesëqind vitesh udhëtim.

Zoti e ka lënë në dorën tonë të zgjedhim nëse duam parfumin e xhenetit, apo kutërbimin e qelbit në xhehnem.

A e ndjen veten pranë portës së xhenetit o vëlla dhe ti oj motër? A e ndjen se do e kesh fatin të përjetosh çastet më të lumtura në atë botë?

Me qëllim që t’a fitosh këtë shpërblim të madh, duhet të përpiqesh dhe të lodhesh në këtë botë.

Zoti ka caktuar disa adhurime me anë të cilave ti o vëlla dhe ti oj motër mund t’a arrini këtë gradë të lartë, jetesën në xhenetin e Allahut

Pejgamberi a.s, sa herë që i ipej rasti, u fliste muslimanëve dhe shokëve të tij rreth bukurive të xhenetit dhe kënaqësive të pafundme që ka pregaditur Allahu për robërit e Tij të sinqertë.

Në një hadith Kudsij, thotë Zoti i madhëruar:

"Kam pregatitur për robët e Mi, gjëra që nuk i ka parë syri, nuk i ka dëgjuar veshi dhe nuk i ka imagjinuar kush."

Sido që të përpiqeni, kurrë nuk do arrini t'i imagjinoni bukuritë dhe madhështinë e xhenetit.

Gjithë kënaqësitë dhe begatitë e kësaj bote, janë një pjesë shumë e vogël që as nuk mund të krahasohet me ato të xhenetit.

Termi "dynja" ka kuptimin e diçkaje të pakët dhe të pavlerë.

Pejgamberi a.s, çdo gjë të kësaj bote, e lidhte me ngjarje dhe ndodhi të botës tjetër. Gjysëm ore para se të falet namazi i drekës, Pejgamberi a.s. i këshillonte muslimanët që të mos faleshin, pasi në atë orë temperatura e zjarrit të xhehnemit arrinte kulmin. Me këtë, ai kërkonte që muslimani të jetë i lidhur me botën tjetër, t'a kujtojë atë në çdo çast, pasi vetëm kështu do arrijë t'u rezistojë tundimeve dhe joshjeve.

Sa herë që të vuash nga vapa dhe temperaturat e larta, kujto zjarrin e xhehnemit. Ndërkohë që kur të ndjesh flladin pranveror, aromën e luleve, cicërimat e zogjve etj... çoje në mëndje xhenetin me lulishtet e tij të pafund.

Thotë Zoti i madhëruar mbi temperaturën e xhenetit:

"Të mbështetur në divane, ata nuk do të kenë as vapë dhe as të ftohtë." (Insan 13)

Para derës së xhenetit, të gjithë njerëzit do të fillojnë të takohen me të dashurit dhe familjarët. Ata janë në pritje të njëri-tjetrit, derisa të bashkohen përfundimisht në këtë vend. Më parë, atyre nuk u është dhënë rasti të takohen dhe të përshëndeten. Secili ka qenë i angazhuar me hallet dhe shqetësimet e veta.

Pejgamberi a.s do të jetë duke u lutur për umetin e tij:

"O Zot shpëtoji! O Zot, shpëtoji!"

Pasi të jenë grumbulluar të gjithë tek dera e xhenetit, Profeti a.s. do të vijë të hapë derën.

Profeti a.s e përshkruan gjerësinë e kësaj dere, sa distanca mes Mekes dhe Basras.

Ai do të afrohet dhe do të trokasë mbi derë. Nga brenda do të dëgjohet një zë:

"Kush është?"

Pejgamberi a.s. do i përgjigjet:

"Unë jam Muhamedi, biri i Abdullahut."

Zëri nga brenda do të thotë:

"Jam urdhëruar që mos ia hap derën askujt, përveç teje."

Me t'u hapur dera, të gjithë do ndjejnë aromën mahnitëse të xhenetit, do shohin bukuritë e tij, lumenjtë që rrjedhin, shtëpitë e floririt, diamante, pallate të zbukuruar me perla dhe gurë të çmuar, hyritë e xhenetit dhe melekët që u urojnë mirëseardhjen.

Të gjithë do të turren për të hyrë brenda dhe për t'i shijuar këto kënaqësi sa më parë.

Thotë Zoti i madhëruar rreth këtyre çasteve:

" Ndërsa ata që i janë frikësuar Zotit të tyre, do të çohen grupe-grupe në Xhenet. Kur t’i afrohen atij, dyert e tij do të hapen e rojtarët e tij do t’u thonë atyre: “Shpëtimi qoftë mbi ju! Ju keni qenë njerëz të mirë, andaj hyni në të dhe qëndroni përgjithmonë!” (Zumer 73)


Me të hyrë në xhenet, ndoshta, do të ulesh të pushosh dhe të marrësh një frymë nga vuajtjet dhe paniku që ke përjetuar pak më parë. Ndoshta do të fillosh të mendosh edhe rreth atyre të cilët nuk e patën fatin t'i përjetojnë kënaqësitë e xhenetit. Kjo, për shkak se ata kanë jetuar në errësirë në dynja, nuk e kanë shijuar ëmbëlsinë e adhurimit të Zotit. Nuk i janë bindur dhe nuk i kanë respektuar urdhërat e Tij. Ata i kanë konsumuar të mirat dhe kënaqësitë e tyre në dynja, kështu për ahiret u ka mbetur vetëm zjarri i xhehnemit.

Kur erdhi radha për të kaluar Siratin, ata nuk e kaluan dot, por ranë në humbnerë, pasi veprat e tyre të zeza, ua errësuan rrugën.

Siç thotë dhe Profeti a.s., rënia nga ura e Siratit do të vazhdojë për shtatëdhjetë vite, derisa të arrijë poshtë në zjarrin e xhehnemit.

Gjatë rënies, atij do i kujtohet jeta e kësaj bote, ku nuk ua vinte veshin këshillave. Atij i kujtohen veprat e liga që vepronte, pa pyetur nëse e vështron Zoti i madhëruar.

Një herë, Pejgamberi a.s. bashkë me shokët e tij dëgjuan një zë të çuditshëm, sikur një gur u përplas me forcë përtokë. Profeti a.s u tha shokëve:

"Ai ishte një gur që për shtatëdhjetë vjet binte në humnerën e xhehnemit. Tani ai arriti në fundin e zjarrit."

Dijetarët kanë debatuar mbi faktin se përse duhet të bjerë për shtatëdhjetë vite dhe përse kjo shifër. Ata thonë se numri shtatëdhjetë, është mesatarja e jetës së njeriut mbi tokë.

Një njeri i tillë do të vazhdojë të udhëtojë nëpër nivelet e xhehnemit, derisa të arrijë tek vendi që i është caktuar për t'u ndëshkuar.

Thotë Zoti në Kuran:

" (Do të thuhet) “Kapeni dhe lidheni në pranga." (Hakka 30)

Rreth këtij ajeti, dijetarët muslimanë thotë:

"Me të marrë këtë urdhër, do të nisen njëherazi dhjetë mijë melekë, me qëllim që t'a tërheqin për në zjarr."

Ata janë melekë të zymtë në fytyrë, të ashpër dhe kurrë nuk i shkelin urdhërat e Zotit të madhëruar.

Rrugën për në xhehnem, ky njeri nuk do e bëjë në këmbë, por do të ecë me fytyrë. Kur e dëgjuan këtë, shokët e Pyetën Profetin a.s se si ishte e mundur që dikush të ecte me fytyrë.

Pejgamberi a.s u tha:

"Ai që i bëri të ecin me këmbë, është në gjendje t'i bëjë të ecin dhe me fytyrë."

Melekët do i marrin këta njerëz me forcë dhe do i tërheqin zvarrë. Me të arritur para dyerve të xhehnemit, njerëzit do të mendojnë se tashmë do të shpëtojnë nga ky ankth dhe dënim. Por në çast do u hapen dyert e zjarrit dhe do të hidhen brenda.


"Jobesimtarët do të shtyhen grupe-grupe në Xhehenem, dhe, kur të arrijnë atje, do të hapen dyert e tij dhe rojtarët do t’u thonë atyre: “A nuk ju kanë ardhur të dërguar midis jush, të cilët ju lexonin shpalljen e Zotit tuaj e ju tërhiqnin vërejtjen për takimin e kësaj dite?!” Mohuesit do të thonë: “Po, është e vërtetë!” E kështu përmbushet fjala e Allahut për dënimin e mohuesve." (Zumer 71)

"E sa i përket atij, veprat e (mira të) të cilit nuk do të rëndojnë në peshore, Ai do të ketë si strehim Humnerën (e Xhehenemit). Kush mund të ta shpjegojë ty se ç’është Humnera (e Xhehenemit)? Ajo është një Zjarr i vrullshëm." ( 8-11)

Një pjesë nga ata që presin të hidhen në zjarr, duke parë tmerrin e atyre që tashmë janë hedhur, duan të kthehen sërish tek melekët, pasi mendojnë se rrahja dhe vuajtjet e tyre do të jenë më të lehta. Por:

"Keqbërësit do të njihen sipas shenjave dhe do të kapen për ballukesh dhe për këmbësh." (Rahman 41)

Ata njihen nga një damkë me të cilën janë damkosur në ballë.

Ndërkohë, njerëzit e mirë kanë një shenjë tjetër me të cilën dallohen. Ajo është shenja në ballë, me të cilën preknin tokën gjatë sexhdes dhe namazit.

Thotë Zoti në Kuranin famëlartë:

" Në fytyrat e tyre shihen shenjat e sexhdes." (Fet'h 29)

Kjo shenjë, u vendoset banorëve të xhenet që para se të hyjnë në xhenet, me qëllim që të qetësohen dhe mos frikësohen.

Po ti o vëlla dhe ti oj motër, cilit grup i përkisni? Përse nuk ndryshon drejtim që tani dhe t'i përkasësh grupit të dytë, të cilët do të kenë në ballë shenjën e sexhdes?


Thotë Pejgamberi a.s rreth bukurive të xhenetit:

”Një metër vend në xhenet, është më i mirë se kjo botë me githë të mirat e saj.”

Thotë Zoti në një hadith kudsij:

”Kam pregatitur për robët e Mi të ndershëm, gjëra që syri nuk i ka parë, veshi nuk i ka dëgjuar dhe as në mendje nuk i ka vajtur kujt.”

A e imagjinon dot gëzimin dhe lumturinë tënde në çastet kur të hapet dera e xhenetit dhe ti të vërshosh brenda? Sado të mendosh dhe meditosh rreth xhenetit, sado të fantazosh, kurrë nuk mund t’i afrohesh gëzimit të atyre çasteve. Kjo pasi xheneti është jashtë kufinjve të shqisave tona, është jashtë fantazisë tonë.

Ibnul Xheuzij është një nga dijetarët muslimanë. Ai e kaloi jetën në kërkim të dijeve dhe thuhet se ka lexuar mbi njëzet mijë volume. Kur mbushi moshën tetëdhjetë vjeçare, ai ishte dhënë pas shkencave të Kuranit. Një ditë, i foli shejtani dhe i tha:

”Të ikën ditët e rinisë o Ibnul Xheuzi!”

Por ai ia ktheu:

”Hesht o i mallkuar! Gratë e Egjyptit i prenë duart me thika, kur panë bukurinë e Jusufit a.s.”

Me këtë, ai i thoshte se gratë i prenë duart me thika kur panë bukurinë e një krijese në këtë botë, po sikur të kishin parë bukuritë e botës tjetër në xhenet?!

Shpesh herë, Pejgamberi a.s ua përsëriste shokëve të tij që oferta e Allahut – xheneti – është shumë e shtrenjtë.

Ne duhet të shtojmë vullnetin dhe këmbënguljen për t’a fituar begatinë e botës tjetër, xhenetin.
jëkohësisht, duhet t’a lusim Allahun s.v.t nga zjarri dhe dënimi i xhehnemit. Një ditë, Profeti a.s. u tha shokëve të tij:

”Zjarri i kësaj bote, është një nga shtatëdhjetë pjesë e zjarrit të xhehnemit.”

Në një transmetim tjetër, Profeti a.s. shton:

”Zoti e ka rrethuar me shtatëdhjetë mëshira, që t’ua lehtësojë dhimbjet e tij.”

Duke qarë furishem, shokët e Pejgamberit s.a.v.s i thanë:

”Sikur të ishte si zjarri i kësaj bote, do të ishte shumë.”

Tregon Ebu Hurejre:

”Zoti e ka ndezur zjarrin e xhehnemit për një mijë vite derisa u skuq. Më pas e ndezi për një mijë vite të tjerë derisa u zbardh. Pas kësaj e ndezi për një mijë vite të tjera derisa u nxi. Tashmë ai është i errët si nata.”

Sa më shumë ditë dhe vite kalojnë, aq më shumë i afrohemi ditës kur do të ndahemi nga kjo botë. Kjo duhet të na bëjë të zgjohemi nga indiferentizmi që na ka kapluar dhe të distancohemi nga veprat e këqija dhe të poshtra.

Rruga e vetme të cilën duhet të ndjekim, është ajo e bindjes dhe adhurimit të një Zoti të vetëm.

Allahu na ka krijuar për t’a adhuruar dhe si shpërblim Ai ka pregatitur xhenetin.

E lusim Zotin që të na bëjë nga banorët e xhenetit, ku të jemi në shoqërinë e Pejgamberit s.a.v.s, shokëve të tij dhe të gjithë atyre që ndoqën rrugën e drejtë.


Allahu iu mëshiroftë dhe të gjithëve në Xhennetin e Tij na bashkoftë - Amine vetëm dy alternativa:
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://wwww.islami-eshte-drit.albanianforum.net
 
Pëcaktohu tani, ke vetëm dy alternativa:
Mbrapsht në krye 
Faqja 1 e 1
 Similar topics
-
» [Lajmet Ditore]: Ghannouchi: Nuk japim dorëheqjen pa pasur alternativa
» Tani e ka rradhën Irani
» Tani e gjeta rrugën
» Davutoglu: Tani po fillon një periudhë e re
» Tokën ua morën, tani ua nxjerrin organet...

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
islami është dritë :: Kategorit dhe Rubrikat :: ARKIVA :: 2010 :: Tema-
Kërce tek: