Patkoi dhe fati
Një familje kishin ndërtu një shtëpi të re dhe që punët të ju shkonin për së mbari, ata donin që të vendosnin një patku kali tek dera e hyrjës.
Para se te vendosnin patkuan, ata shkuan tek hoxha për me e pyet për këtë muhabet.
- Çfare more? Doni me varë patku n’derë t’shpisë e? E pse?-i pyeti hoxha.
- Po thonë se o sevap e t’hec mirë kur var i patku n’derë, o hoxhë.
- Sa budallenjë që jeni! – vazhdoi hoxha,- po kali ka katër copë si ato edhe ha dajak për ditë, ju doni t’ju heci marë me një.
Sat 28 May 2011 - 23:34 nga Burim-Sherifi