Përbërësit:Troftë (pasha deri në 250g), feta të holla limoni feta domate, mardanoz,hudhra, vaj ulliri, letër, letër alumini, atate krip dhe piper.
Pregatitja:Prisni në feta të holla domatet, limonin dhe hudhrat.Mbasi keni larë peshkun, në brendësinë e barkut mbusheni me 2 deri 3 feta domate, në një fetë limoni disa feta hudhrash sipas dëshirës suaj, dhe disa fletë mardanosi.Hidhni pak vaj ulliri dhe mbështilleni peshkun me letër alumini duke e mbyllur mirë në mënyrë që mos t`I hyjë oksigjeni.Vendoseni atë në pllakë ose tepsi dhe futeni në furë për 25-30 minuta me 175 gradë Celsius.Deri sat ë bëhet peshku, lani patatet duke eliminuar baltën dhe pastroni ato.Ziheni ato deri sa të rezultojn të ziera mirë. Eliminoni lëkurën dhe I ndani në katër pjesë patatet nëse janë të mëdha.
Mbasi është bërë peshku vendosni atë në pjate dhe hiqni letrën prej alumini. Vendosni pranë patatet ose në vend të tyre mund të vendosni majdanoz, domate, limo nose gjëra tjera sipas shijes.