Këshilli për marrëdhënie amerikano-islame (CAIR) ka njoftuar se zyra e Air Frans në Uashington ka larguar njërën nga punëtoret e saja për shkak se ka refuzuar të heq mbulesën islame.
Ky këshill ka kërkuar nga Air Frans të kërkoj falje nga vajza e mbuluar e cila punonte në aeroportin ndërkombëtar Dulles në Uashington. Nga Air Frans kanë njoftuar se kompania ka filluar një hetim për këtë rast.
Sipas raportit të Frans Pressit, vajza e larguar nga puna ka njoftuar Këshillim për marrëdhënie amerikano-islame (CAIR) se në fillim të qershorit, asaj i është kërkuar heqja e hixhabit për të respektuar rregullat e kompanisë, mirëpo pas refuzimit të saj, menjëherë është larguar nga puna.
(Breziiri)