Admin Administrator
Numri i postimeve : 8520 Data e regjistrimit : 02/07/2009 Mosha : 42 Nacionaliteti-Sheti : Tetovë-Maqedoni
| Titulli: Sadakaja e largon fatkeqësinë. Sat 4 Jul 2009 - 18:20 | |
| Sadakaja largon fatkeqësinë
Sadakaja është ndihma që u jepet personave që kanë nevojë ekzistenciale.Ja se c`kishte ndodhur kur një njeri jep sadaka.
Një person shpirtëlartë kishte qenëdëshmitarë në fejesën e një të riu, por më vonë ky dëshmitar do t`u thotë shokëve të tij se i riu sapo i martuar do të ndërojë jetë. Të nesërmen, në namazin e sabahut ishte prezent edhe dhëndëri i ri.Kur e panë dhëndrin në namaz, u habitën të gjithë.Edhe personi shpirtlartë nuk e kuptoi mirë gjendjen dhe me sy plot habi iu afrua të riut, duke i thënë: Kur u zgjove në mëngjes, e rregullove shtratin?” I riu iu përgjegj: “Po zotëri, e rregullova!”
Pasi e falën namazin, të gjithë bashkë shkuan te shtëpia e të riut.Dervishi i tha që t`i heq gjërat nga shtrati.I riu kur e coi jastëkun, u habit me atë që pa.Ndër jastëk gjendjej një gjarpër i gjatë helmues, i rrotulluar dhe i strehuar nën të.Njeriu shpirtëlartë e pyeti gjarprin: “Pse gjendesh këtu,cfar pune ke?” Gjarpri i tha: “Mbrëmë isha i detiruar që ta kafshoja të riun .Por u lidha me një zinxhir.Dhe ngela në atë gjendje, pa pasur mundësi që të lëvrij”. Pastaj, njeriu shpirtëlartë iu kthye të riut dhe e pyeti se cfarë kishte ndodhur një natë më parë.I riu ishte përgjegjur: “Gjendeshim në kuzhinë dhe i ndihmoja bashkëshortes.ndërkohë trokiti dera dhe shkova që ta hap.Para derës qëndronte një i varfër.Kërkoi dicka për të ngrënë dhe unë ia dhashë gjellën q0δ e patëm përgatitur për ne”.
Personi shpirtëlartë e kuptoi punën dhe tha: “mora vesh, sadakaja e ka larguar fatkeqësinë....”
Edituar për herë të fundit nga Admin në Sat 4 Jul 2009 - 18:21, edituar 1 herë gjithsej (Reason for editing : Tregime Islame) | |
|