Fetvaja e Kishës Katolike dhe dhuna policore në Prishtinë

Fetvaja e Kishës Katolike dhe dhuna policore në Prishtinë U1_shkijet

1. Kur në prill të vitit 2011, ambasadori amerikan në Prishtinë, Christopher Dell, caktoi policen Atifete Jahjaga si presidente të Kosovës, në ceremoninë e betimit përpara parlamentit, mikesha e ambasadorit u kujtoi ndër të tjera deputetëve kosovarë se: “Në rrugën tonë jemi krenarë në lavdinë, jemi krenarë në shëmbëlltyrën e Skënderbeut, në personalitetin e Nënës Terezë, në aktin sublim të Adem Jasharit dhe në veprimtarinë e Ibrahim Rugovës.” Kur dëgjova Atifeten të krenohej përpara parlamentit kosovar me këta heronj katolikë të Shqipërisë dhe Maqedonisë, Skënderbeun dhe Nënë Terezën, pyetja që më erdhi në mendje ishte se çfarë lidhje kishin këta katolikë me parlamentin e Kosovës, deputetët shqiptarë, serbë, turq e boshnjakë të të cilit nuk kanë asnjë lidhje me ata dhe kauzat e tyre. Në të njëjtën ditë, në faqen e facebook-ut të Katedrales Nënë Tereza në Prishtinë, administratori i saj vendosi një foto të Atifetes gjatë një takimi me Dodë Gjergjin, peshkopin e Kishës Katolike Romane të Prizrenit. Fotoja ishte vënë si për ti treguar ndjekësve katolikë të faqes se Atifetja ishte me ta, pra katolikët.[/font]

Përlëvdimi që Atifetja i bëri në fjalimin e saj Nënë Terezës dhe Skëndërbeut, është pjesë e revanshit politik që katoliçizmi po bën sot në shtetet që banohen me shqiptarë në Ballkan. Në Kosovë, Shqipëri dhe Maqedoni, shqiptarët kanë parë sesi pas rënies së komunizmit idhujt e Kishës Katolike, me në krye Skënderbeun, Nënë Terezën dhe renegatin katolik Ismail Kadare kanë pushtuar hapësirat e tyre publike duke zëvendësuar Enverin, Titon dhe Stalinin. Siç kam përmendur në shkrime të tjera, pushtimi kulturor katolik në vendet tona, tashmë mbështetet nga kryepolitikanë shqiptare. Në Shqipëri psh. kryeministri Sali Berisha, në mbledhjen e grupit parlamentar të Partisë Demokratike të organizuar në qershor 2011, shkoi aq larg në kërkesën që bëri për rishkrimin e historisë, sa që për ti bërë qejfin lobit katolik të Shqipërisë, vlerësoi mercenarin malazezo-katolik, Ded Gjo Luli, si ngritësin e flamurit të pavarësisë së Shqipërisë.[/font][/size]

Rasti i vlerësimit të Ded Gjo Lulit nuk është i vetmi preçedent kur cuba katolikë u prezantohen shqiptarëve si burra të mirë të kombit. Që prej rënies së komunizmit, Kisha Katolike është kujdesur që kuislingë fashistë dhe anti-semitë si Gjergj Fishta, Anton Harapi e Pjetër Bogdani, ti kthejë në shenjtorë zyrtarë të nacionalizmit shqiptar, pasi nëpërmjet tyre Vatikani synon të konvertojë kulturalisht shqiptarët në katolikë. Nëpërmjet disa intelektualësh e politikanësh filokatolikë që punojnë në institucionet shtetërore të Shqipërisë dhe Kosovës, Kisha ka arritur të kombëtarizojë edhe misionaren vllaho-maqedone Nënë Tereza dhe t’ua shesë shqiptarëve si heroinë të tyre edhe pse ajo e sakrifikoi jetën e saj duke konvertuar muslimanët dhe hindutë e Indisë në katolikë, për hir të Kishës së Romës dhe jo Shqipërisë. Nënë Terezës që nuk ka ditur as të flasi shqip i është dhënë piedestali i heroinës së kombit nga pushtetarët e Tiranës dhe Prishtinës. Ajo është bërë aq e rëndësishme, saqë në deklaratën që zëdhënësja e Bamir Topit, Mimoza Koçiu, bëri në datë 20 maj 2011 në lidhje me zgjedhjet e Shqipërisë, si për të shenjtëruar qëndrimin elektoral të presidentit, pas Mozës, Bamiri kishte vendosur një statujë të errët të Nënë Terezës. Imazhi gri i Terezës në zyrën e presidentit shqiptar ndoshta ishte vendosur me sugjerimin e priftërijve të Këshillit të Shën Exhidios, të cilët lëvrijnë si shejtani mes politikanëve shqiptarë, për ti korruptuar e blerë këta sherranjosë e për ti futur nën mëngën e veladonit të Papës së Romës, i cili prej vitesh kërkon të luaj padrinon e shqiptarëve në Ballkan.[/font]
[/size]


Pushtimi kulturor katolik që po i ndodh sot shqiptarëve në Kosovë, Shqipëri dhe Maqedoni është paralajmëruar nga kaurët Ismail Kadare dhe Arbër Xhaferri në vitet 1991 dhe 2005 respektivisht. Në librin “Nga një dhjetor në tjetrin” të botuar në 1991, Kadareja predikonte se ndalimi i fesë në Shqipëri nga komunizmi ishte një gjë të mire. Ky ndalim do të sillte zbehjen e fesë Islame e cila do “t'ia linte vendin fesë së krishterë, ose më saktë kulturës së krishterë.” Sipas Kadaresë zëvendësimi i Islamit me Krishtërim apo me kulturën kristiane është një gjë e mirë e cila do të ndihmojë kombin shqiptar të bëj një korigjim të madh historik, çka do të shpejtojë bashkimin e tij me kontinentin mëmë: Evropën. Kjo tezë e cila identifikon Evropën me Katoliçizmin e kërkon të kryej gjenocid kulturor kundër Islamit, është ideja kryesore që Katoliçizmi politik ka përqafuar sot me shqiptarët në Ballkan.[/font][/size]
[/size][/size]
Por pushtimi kulturor katolik, ashtu si çdo pushtim që një ideologji apo shtet i huaj i bën një populli të lirë, ka krijuar reaksione në mesin e muslimanëve shqiptarë që nga Shqipëria, Kosova, Maqedonia e deri në Perëndim. Shqiptarët po revoltohen anë e mbanë botës dhe protestojnë kundër pushtimit që Kisha Katolike po organizon në shtetet e tyre nëpërmjet agjentëve të saj që ka në pushtet. Në Maqedoni psh. kemi vënë re sesi në vitet e fundit shumë zëra të revoltuar janë çuar brenda BDI-së dhe PDSH-së e i kanë bërë presion lidershipit që të distancohet nga katoliçizimi kulturor i shqiptarëve. Revolta e muslimanëve të Maqedonisë arriti të bindë BDI-në që të ndalojnë emërimin e Institutit të Studimeve Albanologjike në Shkup me emrin e shqiptarvrasësit Pjetër Bogdani. Muslimanët janë revoltuar edhe në Shqipëri. Në Dibër, Shkodër, Kavajë, Tiranë etj ata kanë organizuar protesta publike e letra të hapura dhe kanë refuzuar idhujt, simbolet dhe emërimet e rrugëve me emra priftërijshë katolik. Edhe pse në Tiranë, Kisha Katolike dhe Opus Dei kanë arritur që me mbështetjen e qeverisë Berisha, presidentit Bamir Topi dhe klanit të Ismail Kadaresë dhe parasë së madhe të Karitasit dhe Opus Deit të penetrojnë akademitë dhe institucionet publike të vendit, në mesin e qytetarëve ka një sensibilizim gjithmonë e në rritje që i vetëdijëson ata për tu përballur me pushtimin kulturor katolik të vendit dhe ruajten e hapësirave publike nga Vatikani. Por vendi ku pushtimi kulturor katolik u ka krijuar dëmet dhe traumat më të mëdha shqiptarëve është Kosova. Siç James Petiffer tregon në librin e tij “Kosova Express”, falë bashkëpunimit që regjimi i Sllobodan Millosheviçit pati me Opus Dein gjatë pushtimit serb të Kosovës, Kisha Katolike arriti të rekrutojë si agjentë të saj një pjesë të mirë të lidershipit të Lidhjes Demokratike të Kosovës pranë Ibrahim Rugovës. Pas çlirimit të Kosovës në 1999, agjentë të Opus Deit brenda LDK-së dhe institucione të tjera kosovare arritën që të marrin poste kyç në shtetit e ri kosovar dhe në Universitetin e Prishtinës. Në periudhën e tranzicionit që Kosova ka ndjekur nga autonomia në pavarësi, këta katolikë laramanë, jo vetëm që kanë përbuzur identitetin islamik të qytetarëve të tyre por kanë punuar në mënyrë të vazhdueshme që të katoliçizojnë vendin.
[size=18] 2.Shenjat e katoliçizimit të hapësirave publike në Kosovë shihen që nga emërimi i sheshit kryesor në Prishtinë me emrin Nënë Tereza, te ndërtimi i katedrales politike në mes të Prishtinës me emrin Nënë Tereza e deri në shkollat publike të Kosovës të cilat pas luftës, në 20% të rasteve kanë marrë emra priftërijshë apo festimesh katolike si: Frang Bardhi, Kuvendi i Arbërit, Gjon Gazuli, Kuvendi i Lezhës, Arbëria, Marin Barleti, Nënë Tereza etj. Laramanët katolikë me pushtet në Kosovë janë kujdesur që nëpërmjet mediave që zotërojnë, librave shkollorë etj t’i mësojnë banorët e Kosovës që janë katolikë të konvertuar me dhunë në Islam nga turqit – të cilët tregohen si armiqtë kombëtarë të shqiptarëve.
[/size][/size][/size]
[/size]
Por edhe pse kjo strategji e Kishës Katolike ka provuar e suksesshme, islamizimi që po i vjen Kosovës pas fitimit të lirisë nga Serbia ka bërë shumë priftërij katolikë të shpërthejnë në ulërima histerike kundër Islamit dhe muslimanëve shqiptarë, tamam siç bënin Papët e Romës kundër hebrejve disa dekada më parë. Priftërinj si Don Shan Zefi dhe Don Lush Gjergji ofendojnë në mënyrë të hapur dhe të vazhdueshme muslimanët kosovarë dhe u bëjnë thirrje të konvertohen në katolikë. Ndërsa priftërinjë të tjerë më ekstremistë, si Don Anton Kqira kanë shprehur keqardhje pse Sllobodan Millosheviçi nuk zhduku 2.000.000 kosovarë siç bëri me muslimanët e Srebrenicës. Klithmat histerike të prelatëve katolikë dhe besimtarëve të tyre kundër shqiptarëve dhe fakti që Vatikani vazhdon të mos e njohë pavarësinë e Kosovës në mënyrë që të mos lëndojë Serbinë e krishterë e kanë diskredituar rëndë imazhin e Kishës Katolike në Kosovë. Ky diskreditim është po aq i rëndë sa edhe ai i priftërijve pedofilë në Perëndim, orgjitë e të cilëve e kanë shndërruar imazhin e Kishës Katolike nga atë të një institucioni besimi në një institucion përdhunimi.[/font][/size]
[/size]
Një fakt tjetër që po cënon imazhin e Kishës Katolike mes shqiptarësh është edhe aleanca satanike që ajo ka bërë me njerëz të urryer në mesin e shqiptarëve, të cilët pas rënies së komunizmit ngelën si peshku pa ujë dhe gjetën strehim në Kishën Katolike, e cila duke ofruar rrolin e lavatriçes, ka marrë përsipër rehabilitimin e tyre me kusht që këta të lehin kundër Islamit. Disa nga njerëzit që janë vënë në shërbim të Kishës Katolike në Kosovë, Shqipëri dhe Maqedoni janë shkrues si Fahri Balliu, Ismail Kadareja, Arben Xhaferri apo ish-titistë si Isa Mustafa të cilët nëpërmjet shkrimeve, librave, mediave, prononcimeve etj sulmojnë Islamin dhe mbrojnë Katoliçizmin. Këtë gjë bën në mënyrë të egër e të paturp edhe ish-kryexhelati ideologjik i Partisë së Punës së Shqipërisë, Ismail Kadareja, të cilin prifti fondamentalist Zef Pllumi e ka përshkruar si kryqtar që qëndron në një llogore me të për të luftuar Islamin. Në librat e tij, si psh. në sprovën “Mosmarrëveshja” të botuar së fundi, Kadareja sulmon Islamin dhe Turqinë dhe bën thirrje për bashkim me serbët për hir të krishtërimit.




Megjithë pushtimin e frikshëm që Katoliçizmi po i bën hapësirës publike shqiptare, në vitet e fundit një sërë intelektualësh guximtarë shqiptarë që nga Abdi Baleta, Rexhep Qosja, Kasëm Trebeshina, Adem Demaçi, Hysamedin Feraj, Fuad Ramiqi, Shefqet Krasniqi, Milazim Krasniqi, Eshref Ymeri, Selim Gokaj, Bashkim Bajraktari, Muhamet Pirraku, Ilirjan Shehu, Faik Miftari, Halil Ibrahimi, Frymzim Dauti, Avdi Berisha etj, janë çuar dhe kanë denoncuar agresionin katolik që po i ndodh identitetit dhe hapësirave publike shqiptare. Duke denoncuar kryqëzatën katolike, këta intelektualë kanë krijuar shumë armiqësi dhe janë persekutuar në mënyra të ndryshme nga njerëzit e Kishës. Ka patur të atillë, si mufti Bashkim Bajraktari që kanë humbur vendin e punës për shkak të Nënë Terezës. Ministra si Memli Krasniqi janë poshtëruar publikisht kur kanë kërkuar që të shekullarizojnë ministritë e tyre duke larguar tablotë katolike të Nënë Terezës. Të tjerë, si Kasëm Trebeshina, Abdi Baleta, Rexhep Qosja etj janë sulmuar në mënyrë të egër nga internacionalja katolike dhe janë izoluar. Ndërsa sajte fondamentalistësh katolikë të internetit si zemrashqiptare dhe revista drini që drejtohen nga fanatikët Gëzim Marku dhe Kolec Traboini (alias Ilir Dardani) dhe Gjergj Bajram Kabashi kanë bërë thirrje në shumë raste për ekzekutim të kundërshtarëve jo-katolikë. Edhe pse këto thirrje përbëjnë nxitje për terrorizëm, askush nuk i ka burgosur deri më tani fanatikët katolikë, thirrjet e të cilëve janë shumë herë më të rënda sesa hytbeja për të cilën u dënua hoxhë Artan Kristo në Shqipëri. (Në momentet që po mbaroj këtë shkrim në faqen zemrashqiptare një shkrues katolik kërkon që të ekzekutohet Milazim Krasniqi, Naim Tërnava, Fuad Ramiqi, Ferid Agani, Memli Krasniqi dhe Hashim Thaqi). Në anën tjetër, Ismail Kadareja i sulmon katolik-refuznikët si tradhëtarë të kombit nëpër sprovat e tij dhe kërkon shtetin shqiptar që të bëj diçka kundër jo-katolikëve.


Përveç shenjtërimit të priftërijve katolikë, një strategji tjetër që Kisha Katolike përdor në Ballkan për të katoliçizuar shqiptarët është edhe ndërtimi i Kishave politike. Sot Kisha Katolike në Shqipëri dhe në Kosovë, tamam si Kisha Greke dhe Serbe ka ndërtuar vend e pavend kisha ku ka shqiptarë muslimanë apo ortodoksë. Kishat Katolike sot shtrihen që nga Bilishti i Korçës e deri në Rugovë të Kosovës, vende ku katoliçizmi nuk ka ekzistuar kurrë. Tamam si Serbia dhe Greqia, Vatikani i përdor Kishta dhe Katedralet si kulla roje të avancimit të tij në Ballkan. Për këtë arsye dhe katoliçizuar identitetin e Prishtinën Ipshkëvia Katolike në Kosovë ndërtoi Katedralen Nënë Tereza, dhe në Tiranë Kishën e Shën Palit.[/foPor përveç ndërtimit të Kishave politike, nëpërmjet influencës që Vatikani ushtron në parti si PD-ja dhe PS-ja në Shqipëri apo LDK-ja në Kosovë, Kisha mundohet që të poshtërojë dhe mos tolerojë avancimin e islamit në mesin e shqiptarëve. Këtë gjë kanë bërë mashat e Kishës Katolike në Kosovë nëpërmjet lidershipit laraman të Lidhjes Demokratike të Kosovës në këto dhjetë vitet e fundit, ku ndërsa kryetari aktual i LDK-së, Isa Mustafa ka aprovuar ndërtimin ilegal të Katedrales Nënë Tereza në Prishtinë, muslimanët janë dënuar që të falen në rrugët e Prishtinës sikur të jenë refugjatë nga Maroku dhe u refuzohet e drejta që të ndërtojnë xhami në qendër të qytetit.[/font]

Diskriminimi i muslimanëve në Prishtinë, vendosja në Pejë nga Ali Berisha e idhullit të Nënë Terezës në zemër të qytetit, mosnjohja e Kosovës nga Vatikani dhe arroganca e klerit dhe fanatikëve katolikë kundër shqiptarëve janë disa nga faktet që në këto javët e fundit kanë provokuar protesta publike kundër politikës katoliçizuese në Kosovë. Lëvizja “Bashkohu me Ne” ka nisur të organizojë falje namazesh publike përpara Komunës së Prishtinës dhe të kërkojë leje për të ndërtuar xhami përballë Katedrales Katolike. Në Pejë, Forumi i të Rinjve Musliman po organizon një peticion dhe protesta kundër pushtimit të hapësirës publike të qytetit nga Nënë Tereza. Ndërsa më 20 qershor në TV Klan Kosova, Adem Demaçi sulmoi Papën dhe Kishën Katolike e cila nuk njeh pavarësinë e Kosovës por e sheh si djep të Serbisë. Demaçi e barazoi Papën me Gadafin dhe kriminelë të tjerë që janë bërë shërbëtorë të fashizmit të Serbisë.[/font][/size]
[/size][/size]
Reagimet publike të shoqërisë civile kosovare kundër politikës së Vatikanit detyruan Zyrën Ipeshkvnore të Kishës Katolike që në datë 21 qershor të kërkojë ndalimin e protestave të shoqërisë civile dhe shtypjen e tyre me dhunë. Në deklaratën e Kishës të botuar në gazetën Koha Ditore, Ipeshkvnia e përshkruante veten si “Nënë dhe mësuese e mirë” dhe “ndërmjetësuese mes shqiptarëve dhe Evropës”. Më pas dënonte mendimin e lirë të shoqërisë civile kosovare si “dukuri të huaja dhe të dëmshme për popullin dhe shtetin tone” që cënojnë “gjendjen e brishtë e jostabile që kemi” e në fund i apelonte autoriteteve kosovare që:[/font][/size][/size]
[/size]
“fuqimisht …. institucionet shtetërore dhe kulturore, akademikët dhe të gjithë njerëzit vullnetmirë, të gjejnë guximin dhe mënyrën për t’iu përgjigjur botërisht, vendosmërisht dhe në kohën e duhur të gjitha dukurive negative që e çorientojnë të ardhmen tonë të përbashkët, hutojnë opinionin publik dhe promovojnë të pavërtetën.”[/font]


5.

Për ata njerëz që dinë të lexojnë mes rreshtash, paragrafi i parafundit i deklaratës së Zyrën Ipeshkvnore të Kosovës lexohet si thirrje për luftë. Nëpërmjet këtij paragrafi Kisha i ka apeluar shtetit të Kosovës dhe mercenarëve të saj që të nisin luftë ideologjike, akademike dhe fizike kundër atyre qytetarësh kosovarë që kundërshtojnë rolin e padronit që Kisha Katolike kërkon të luaj në vend. Edhe pse disa komentues, deklaratën e Kishës e kanë parë si kundërsulm vetëm ndaj Adem Demaçit, dhuna policore që u ushtrua këtë xhuma kundër besimtarëve muslimanë në Prishtinë, tregon se pas dhunës së policisë kosovare qëndron Kisha Katolike, kryekomunari i Prishtinës Isa Mustafa dhe njerëz të tjerë që kanë infiltruar shtetin e ri kosovar. Gjakosja dhe rrahja brutale nga policia e Idajet Hasanit apo kërcënimet që agjentë të policisë i kanë bërë Forumit të të Rinjve Muslimanë në Pejë që të mos protestojnë kundër Nënë Terezës tregon që në Kosovë shoqëria civile po shtypet dhunshëm nga Kisha Katolike dhe agjentët e saj me pushtet.[/font]
[/size] Rrahja e protestuesëve që duan të kenë xhami sikur katolikët, kërcënimi me vdekje që i bëhet në faqe të internetit Adem Demaçit, Hashim Thaçit, Naim Tërnavës, Memli Krasniqit etj, shtypja e protestave në Pejë, thirrjet që bën kleri katolik për konvertim të muslimanëve në të krishterë janë zhvillime të frikshme për të ardhmen e Kosovës. Kisha Katolike me të kaluarën e zezë ka pas, persekutimin që i ka bërë iluministëve të Evropës, hebrejve, muslimanëve dhe heretikëve të ndryshëm ndër shekuj, sot, në shekullin e 21 e ka për detyrë që të reflektojë dhe të largohet nga këto taktika mesjetare konvertimi dhe dhune. Shteti i ri kosovar, sipas kushtetutës së tij është laik. Si rrjedhojë, Kisha Katolike nuk duhet të mendojë në asnjë moment se është nëna e mësuesja e tij dhe ndërmjetësuese me Evropën. Nëna e popullit të Kosovës është shteti kosovar, ligjet e tij, liria e mendimit, shoqëria civile dhe e drejta demokratike e taksapaguesëve kosovarë për të përqafuar identitetin që ata duan. Kosovarët janë popull dërrmueshëm islamik. Si të këtillë ata nuk duhen ndaluar nga kërkesa e tyre për të patur xhami, nuk duhet të rrihen pse kërkojnë me forma demokratike që të ruajnë identitetin e tyre, nuk duhet të kërcënohen me ekzekutim pse nuk duan që sheshet e tyre të pushtohen nga figura katolike si Nënë Tereza, Pjetër Bogdani apo Skëndërbeu.[/font]
[/size][/size]
Ipeshkvia Romane e Kosovës, policia e Isa Mustafës dhe Atifete Jahjagës duhet të ndalen urgjentisht nga përdorimi i dhunës për të heshtur shoqërinë civile kosovare. E në anën tjetër Kisha Katolike në Kosovë duhet ta pranojë njëherë e mirë që si një institucion jo-demokratik që është dhe që i përket një minoriteti të vogël fetar, nuk mundet në asnjë moment të ndërmjetësojë shqiptarët me Evropën. Evropa që shqiptarët duan nuk është e qendërzuar në Vatikan, por në Bruksel. Nuk ka vlera katolike por vlera liberal-demokratike. E për më tepër Evropa ku shqiptarët e kosovarët duan të aderojnë një ditë, është Evropë e vlerave, humanizmit, tolerancës fetare, Evropë e hebrejve, muslimanëve, të krishterëve dhe ateistëve dhe jo Evropa që Papa kërkon të shoh si katolike. Kisha Katolike me politikën dhe dhunën verbale dhe kulturore që po ushtron në Kosovë, Shqipëri dhe Maqedoni sot, rrezikon të shkatërrojë imazhin e saj më keq sesa priftërijtë e saj pedofilë kanë bërë në Perëndim. Për këtë arsye, shkruesi i këtij shkrimi i apelon që t’i vërë gishtin në kokës, të ndalojë mercenarët e saj nga përdorimi i dhunës verbale dhe fizike ndaj jo-katolikëve dhe të mos përsërisë gabimet e të kaluarës./besimtari
OLSI JAZEXHI