Kryepeshkopi i Dublinit shprehet se ekzistojnë disa grupe në Vatikan
dhe hierarkinë Irlandeze të cilat përpiqen të minojnë masat për
mbrojtjen e fëmijëve dhe normat.
Duke folur për radio televizionin kombëtar të Irlandës, Diarmuid
Martin tha se në Irlandë disa parime janë injoruar. Ai u shpreh i
zhgënjyer nga neglizhimi dhe lëshimi i Kishën ndaj abuzuesve. “Shumë
herë janë ndierë i irrituar. Disa nga kolegët e mi janë të përfshirë në
këtë çështje”, u shpreh kryepeshkopi i Dublinit.
“E shoh veten para një dileme sot, a mund të jem krenarë për Kishën
ku sot jam lider? Me atë çka jam duke parë – më duhet të turpërohem, më
duhet të turpërohem për atë që u është bërë viktimave dhe për atë që u
është bërë personave të tjerë”, tha Martin.
Komenti erdhi pasi kryeministri Enda Kenny sulmoi në parlament Kishën Katolike.
(Shekulli)