Allahu i Lartësuar krijoi të mirën dhe të keqen, të vërtetën dhe të pavërtetën, të bardhën dhe të zezën, imanin dhe kufirin, kështu i Ai e ngriti jetën mbi elemente të kundërta që njeriu do të përballet dhe jeta do ti ngritë ose do ti përmbysë.
Dështimi është një element që e prodhon rrethi dhe ndikojnë dy ligje: koha dhe vendi. Këto dyja e shoqërojnë veprën që e bënë njeriu.
Por e rëndësishme është përgatitja e vetes, trupit që t’i menaxhoj plotësisht dhe mirë edhe dështimet. Sikur të mos kontrollohet dështimi, të lëshohet freri i sajë, padyshim që ndikon negativisht në shëndetin e njeriut dhe sjellë problemi fizike dhe psikike.
Ç’do të thotë dështim?
Dështimi do të thotë: dekurajim, rënie morali, disfatë, humbje, dembeli.
Si ndodhë dështimi?
Ai ndodhë kur lihen pas dore elementet e suksesit. Çdo vepër që e prezanton njeriu përmban faktorët (shkaqet) e suksesit. Kujdes dhe mos harro se nuk ka faktorë (shkaqe) dështuese. Por kur humb ndonjë faktorë (shkak) bazë i suksesit sjellë për pasojë dështimin.
Cilat janë faktorët (shkaqet) e suksesit?
Në vazhdim po i qasemi disa faktorëve.
E para: lirimi nga energjia negative që e prodhon frika dhe shqetësimi, kjo bëhet në rrugën forcimit të seriozitetit duke trajnuar veten për t’i pranuar edhe rezultatet më të këqija. Asnjëri nuk është më i mirë se pajgamberët e Allahut, edhe këta përjetuan sprova, etj..
Gjithsesi ti mendosh edhe rezultatet e hidhura. Jakubi alejhis-selam e mendoi edhe përfundimin më të keq të Jusufit alejhis-selam: “(Babai) tha: “Unë brengosem po ta merrni dhe kam frikë se mos do ta hajë ujku, ndërkohë që ju s’do ta keni mendjen tek ai.”” (Jusuf, 13)
Gjithsesi duhet kujtuar Muhamedin sal-Alalhu aljehi ve selem kur u sprovua me banorët e Taifit, por ai duroi dhe qëndroi.
E dyta: personi duhet të qëndrojë “më këmbë në tokë” duke larguar frikën, thyerjen, emocionin, vetëm në këtë mënyrë e ndihmon mendimin pozitiv. Të kaluarën nuk mund ta ndryshosh atëherë pse të humbasësh kohë dhe energji në pikëllim?!
Patjetër ta shqyrtosh atë që ka kaluar, t’i identifikosh gabimet dhe të ecësh përpara.
E treta: për një herë mos i përdorë të gjitha mjetet (armët) në fillim të çdo veprimi, por në vazhdimësi prezantohu me diçka të re. Vepro, mos të hije vetja në qejf dhe largoje vetëpëlqimin.
E katërta: kur fillojnë të paraqiten shenjat e suksesit, mos i gjuaj armët tua, ruaji ato për nevoja tjera. Ti nuk e din se çka do të ngjaje, çështja si do të rrjedhë. Ligjet që i krijoi Allahu, këto mund të ndikojnë në rrjedhat e planifikimeve tua.
E pesta: bindu nëse nuk e mbjell farën e mirë sot, nuk ke për ta marrë frytin e mirë nesër. Kjo është e qartë, dhe bujku këtë e di më së mirë, ai angazhohet për ta seleksionuar farën më të mirë që do ta mbjelle, me një fjalë ia bën hyzmetin ashtu si duhet. Patjetër të përzgjidhet mirë fara e mirë.
E gjashta: veprimi le të përcillet me të gjitha elementet e suksesit duke u përkujdesur. Prej elementeve të suksesit janë: dituria, kuptimi, perceptimi, planifikimi, sistemimi, përcjellja, saktësia, përgjegjësia, durimi, serioziteti, sinqeriteti; dhe në krye të kësaj është mbështetja në Allahun e Lartësuar.
E shtata: mësoje veten që t’i pranosh kritikat, vërejtjet. Xhelozia është poshtërsi e vjetër aq sa është edhe njeriu. Xhelozi dëshiron që të jap vërejtje me qëllim të injorimit apo pengimit të punës tënde. Kritiku mundë të jetë kureshtarë për punën tënde apo dashamirë që të sugjeron, nga kjo ti padyshim që përfiton. E rëndësishme për ty është që të dallosh xhelozin dhe kritikun.
E teta: mësoje vetën për durim dhe këshilla. Durimi një bazë fundamentale për çdo gjë.
E nënta: mbështetja në Allahun e Lartësuar dhe këshillimi me njerëz të mençur dhe me përvojë.
E dhjeta: lutu te Allahu i Lartësuar për largimin e pengesave me lutjen profetike: “Allahu im! Kërkoj mbrojtjen Tënde nga brenga dhe shqetësimi, paaftësia dhe dembelia”.
Përgatiti dhe përshtati: Ulvi Fejzullahu