Nata është simboli i besimtarëve sepse bëhet afrimi me Zotin, nata është qetësi, ku gjithçka të kujtohen gjatë natës, se si kaluam një ditë apo shëndruam edhe ditën në errësirë.. Tani erdhi çasti je i vetëm ti rikthehesh vetvetes stë ndihmon kush përveç Zotit...
Ktheju me lutje Zotit, sepse Ai të shpëton nga vuajtjet, të bën që fytyra yte e nxirë të shëndrisë, poqëse je i i poshtëruar të ngritë.
Ktheju, o krijesa e All-llahut, ktheju sepse skemi drejtim tjetër përveç ti drejtojm duart kah qielli dhe ti kërkojm falje dhe ndihmë All-llahut.. Ai është Mëshirues, Mëshirbërës, Mëkatfalës, I Gjithëdijshëm...!
Nata është koha e veçanta kur mendja dhe zemra janë të pastra, konceptimi është i ndjeshëm dhe të shprehurit është i prerë, kujtesa është e fortë, gjëra që përbëjnë mënyrën më të shpejtë dhe të lehtë për të përparuar në rrugët materiale dhe shpirtërore.
Nata ështënjë shans shumë i mirë për ata të cilët i presin punë të mëdha dhe duan të përgatiten ditën.
Për të devotshmit, që mundohen për të mirën e popullit dhe të cilët janë flijues dhe të ndërgjegjshëm, janë kohë për ndërtimin e personalitetit.
O Zot!
Na mbro që në këtë jetë të shkurtër të mos e kalojë natën me neglizhencë, na mbro nga shpërdorimi dhe humbja!
Na jep nga të fshehtat e natës!
Na i begato zemrat tona me mirësinë e netëve të ngjallura!
Të paktën një natë na dërgo në mëngjesin e ahiretit si i dashuruar i sinqertë që ka arritur kënaqësinë Tënde nga kjo botë që është nën sundimin tënd dhe na i kënaq shpirtrat tanë me kënaqësinë e takimit me Ty!
Shkruan : Bujamin SALIJA
------------------------------