Rëndësia e shkencave fetare
në jetën tonë
Dija është prej gjërave nga
të cilat nuk mund të heqim dorë në jetën që jetojmë. Në Librin tonë të Lartë ka
ajete të panumërta në lidhje me dijen, e cila u jep dritë mendjeve dhe jetë
zemrave. Edhe Pejgamberi ynë I dashur, në lidhje me këtë temë ka thënë fjalë të
pavdekshme.
Dija është mirësi.
Ndërsa jetojmë, kemi nevojë
për klasifikime të ndryshme si nevojë e krijimit dhe bëjmë emërtime, si jeta e
kësaj bote dhe jeta e botës tjetër. Në këtë botë duhet të bëjm një ndarje të
tillë për ta kuptuar dhe për t’ua shpjeguar të tjerëve. Nuk ka ndonjë problem që,
të njëjtën metodë mendimi, ta ndajmë në shkencat fetare dhe shkencat e kësaj
bote.
Atëherë, cili do të jetë
kufiri i kësaj teme?
“Kur popujve të kaluar u erdhën pejgamberët me
mrekulli dhe drita hyjnore që tregonin të vërtetën, ata u mbështetën te
shkencat që kishin dhe u mburrën kundrejt atyre udhëzuesve. Nuk i pranuan dijet
që sollën ata nga fronet e gajbit dhe u
tallën me argumentet e Allahut, por këto tallje të errëta që i bënin për shkak
të injorancës së tyre, I rrethuan ata në një formë ndëshkimi.”
Për përfundmet edhembshme që
pësojnë njerzit, kur nuk i përfillin dituritë hyjnore, tregon historia e
njerzimit qysh në zanafillën e saj.
Dituritë shkencore që përfitojnë
në lidhje me këtë botë, na ndricojn jetën duke na ndihmuar të kuptojm ngjarjet
e ndryshme të ditës. Ndërsa një mendje që nuk ngopet nga mendimet e pjesshme, e
zgjeron gamën e pyetjeve. Ajo pyet në lidhje me pasvdekjen dhe me të përtejmen.
Shkencat fetare hyjnë në funksion pikërisht në këtë fushë. I japin
fuqi shpirtit e trupit dhe i shpien at ate e vërteta dhe te e bukura. E
zhvillojnë mendjen duke i treguar asaj argumente që e ndajn të vërtetën nga e
pavërteta. E ndricojnë botën e brendshme të njeriut me shpallje e shfrytzim dhe
e mbajn gjallë shkencën dhe ndjeshmërin e artit.
Shkencat fetare e kapin jetën
duke përdorur litarin e urtësisë.
Pejgamberi ynë thotë: “Vetëm
ndaj dy njerëzve mund të ndjehet zili. Ndaj atij që Allahu i ka dhënë urtësi, vepron
sipas kësaj urtësie e ua mëson këtë të tjerëve dhe ndaj atij që Allahu I ka dhënë
pasuri e ai e harxhon atë në rugë të drejtë.”
Dituria na ndihmon të përparojmë
në rrugë të urtësisë për t’u bërë myslimanë më të mirë. Atëherë, le të ecim së
bashku në rrugën e saj.