ummAmr Antar-aktiv
Numri i postimeve : 95 Data e regjistrimit : 19/04/2010 Nacionaliteti-Sheti : O biri i Ademit shpenzo, e Unë do të shpenzoj për ty!
| Titulli: EKLIPSI (zënia e diellit dhe hënës) Wed 21 Apr 2010 - 11:05 | |
| "EKLIPSI (zënia e diellit dhe hënës) Disa mendojnë se zënia e diellit dhe e hënës,ndoshta,është për shkak të vdekjes apo lindjes së ndonjë njeriu madhështor, e islami me ardhjen e tij e zhduki këtë bindje dhe pretendim të kotë.
Rreth veprave të pëlqyera me rastin e zënies së diellit dhe hënes 1 - Lirimi i ndonjë robi 2 – Të japësh sadaka 3 – Të kesh parsysh frikë në hidhërimin e Allahut të Lartësuar 4 – Të qeshurit e paktë 5 – Nxitimi për faljen e namazit të zënies së diellit dhe hënës 6 – Lutje 7 – Kërkimi i faljeve të mëkateve 8 – Marrja e tekbireve (fjala,)
Rreth urtësive me rastin e zënies së diellit dhe hënës 1 – Shfaqja e lëvizjes së diellit dhe hënës 2 – Qartësimi se dielli dhe hëna janë të nënshtruara ligjit të Allahut të Lartësuar dhe nuk lejohet adhurimi i tyre 3 – Ndryshimi i dy planetëve dhe kthimi ne gjendjen e mëparshme, na mëson që të jetojmë mes frikës dhe shpresës në Allahun e Lartësuar
Mënyra e namazit të eklipsit
Ky namaz ka dy rekate,në çdo rekat ka dy ruku pra,merr tekbirin pastej lexon Fatihan dhe një sure pastaj bie në ruku,ngritët nga rukuja, lexon prapë dhe bie në ruku,pastaj ngritën nga rukuja dhe bie në dhe ky është një rakat i plotë,pastej e falim rekatin e dytë sikur të parin,dhe rekati i parë duhet të jetë më i gjatë se i dyti.
Rregullat e namazit të eklipsit 1 – Lejohet për grat të falin namazin në këtë rast 2 – Falet namazi i eklipsit edhe nëse është koha në të cilën ndalohet falja e namazit 3 – Është e pëlqyer që të këshillohen njerëzit pas këtij namazi 4 – Nëse të kalon rukuja e parë me imamin dhe e ke zënë rukunë e dytë,a e ke arritur rekatin e parë apo jo? E vërteta është se kujt i ka kaluar rukuja e parë në faljen e namazit të eklipsit nuk i llogaritet ky rekat dhe duhet të zëvendësojë këtë me një rekat tjetër në vend të tij me dy ruku 5 – Prej sunetit është që të zgjatet leximi dhe gjithashtu duhet të zgjatet rukuja dhe sexhdeja 6 – Nuk ka nevojë të thirret ezani e as ikameti por bëhet thirrja duke thënë SALATU XHA`MIA (namzi me xhemat) " | |
|