Njerëzit flejnë!
Pastaj, kur të vdesin, zgjohen.
Prej praktikës së muslimanit është që ta përkujtojë këtë në mënyrë të ndërsjelltë, që të mos e lë as kohën më të pakët të jetës pa e shfrytëzuar.
„ O ju që besuat, keni parasysh frikën ndaj Allahut dhe le të shikojë njeriu se çka ka bërë për nesër.“ [El-Hashr, 18]
Frika ndaj Allahut, gjegjësisht devotshmëria arrihet në këtë mënyrë:
- duke i mësuar detyrat tua ndaj Allahut,
- duke i zbatuar ato obligime në përputhshmëri me rregullat fetare
- duke përvetësuar dituri mbi mëkatet dhe
- duke u larguar nga mëkatet.
Muslimani nuk mund të jetë i sinqertë dhe i devotshëm derisa të mësojë për detyrat që ia ka caktuar atij Allahu.
Ali Ibën Ebi Talibi, njëri nga më të diturit prej shokëve të Pejgamberit s.a.v.s. thoshte:
Dunjasë po i vjen fundi dhe Ahireti (bota e përjetshme) po afrohet. Kështu që, bëhuni fëmijë të Ahiretit (të cilët kanë përgatitur vepra të mira) dhe mos u bëni fëmijë të Dunjasë (të cilët kapen për kësaj bote dhe e harrojnë botën tjetër).
Sot është koha e veprimit (e punës) dhe jo e dhënies llogari! Nesër është llogaria dhe më nuk mbetet kohë për të vepruar! [Transmeton Buhariu]
Sot, shumë njerëz nuk mësojnë për madhështinë e diturisë islame, e cila padyshim se do t'i shpëtojë nga ngjarjet e tmerrshme të Ditës së Gjykimit.
Shpëtimi në Botën tjetër vjen duke studiuar detyrat individuale dhe duke i zbatuar ato në këtë botë.
O Zot, na mëshiro, na i falë mëkatet tona, na e shto diturinë dhe na e bë të lehtë rrugën e mësimit dhe veprimit. Amin!
Ali Ibën Ebi Talibi, Allahu qoftë i kënaqur me të, thoshte:
Njerëzit ndahen në tri lloje:
- dijetar, i cili punon sipas diturisë së tij
- ai që ka mësuar aq sa të jetë në rrugën e shpëtimit
- dhe ai që nuk ka kurrfarë rendi dhe e ndjek çdokënd që i jepë diçka
I nderuar vëlla, e nderuar motër!
Llogarite vetën tënde para se të llogaritesh!
Këtu janë disa mënyra që të ndihmojnë për t’u larguar prej mëkateve të cilave vështirë se mund t'u ikësh dhe të cilat mund të të sjellin në dyshim:
- Kujdesu për pesë namazet ditore, fali ato në kohët e tyre të caktuara!
- Kujtoje Allahun shpesh!
- Kontrolloje oreksin tënd dhe epshet tua përmes agjërimit vullnetar!
- Kujtoja vetës ato ajete të Kur'anit dhe thënie të të Dërguarit, të cilat përmbajnë paralajmërime për mëkatarët dhe që përshkruajnë llojet e dënimeve!
Nëse ti vazhdon duke e tepruar në mëkate, atëherë nuk ka tjetër shpjegim veçse se atë e bën për shkak të pakujdesisë dhe lakmisë sate.
Pakujdesinë tënde mund ta luftosh vetëm me dituri, lakmisë mund t'i kundërvihesh vetëm me durim dhe në atë mënyrë i shmang dhe i mënjanon ato.
„...Të tillët janë ata që Allahu ua mbylli zemrat, dëgjimin dhe pamjen e tyre dhe të tillë janë ata naivët. Është e vërtetë se ata në botën tjetër, mu ata janë të dështuarit.“ [En-Nahl, 108-109]
Është bërë shumë e zakonshme për njerëzit që të mos kenë dro ndëshkimet e botës tjetër, porse shumë më shumë frikësohen nga dëmet, fatkeqësitë dhe mundimet e kësaj bote.
Mbahu fuqishëm, beso në Allahun dhe mos u bëj prej të atillëve!
Gërshetimi i diturisë dhe durimit është reçetë e përshtashme për shërimin e zemrës sate nga sëmundja e këmbënguljes në mëkate të caktuara.
I dituri është sikurse ndonjë mjek i shkathët dhe me përvojë, i cili e jep një diagnozë të saktë për ndonjë sëmundje dhe me plot sukses di ta mjekojë.
Kujdesu për vete dhe për ata që i njeh!
„Dhe përkujto, ngase përkujtimi u bën dobi besimtarëve.“ [Edh-Dharijat, 55]
„Pasha Kohën! Nuk ka dyshim se njeriu është në një humbje të sigurt. Me përjashtim të atyre që besuan, që bënë vepra të mira, që porositën njëri-tjetrin t'i përmbahen të vërtetës dhe që këshilluan njëri-tjetrin të jenë të durueshëm.“ [Al-'Asr, 01-03]