Vëllezër dhe motra! Mos na harroni në lutje, dua, Allahu ju mëshiroftë! Allahut i takojnë lavd-falënderimet, salavatet dhe selamet ia drejtojmë Muhamedit, sal lallahu alejhi ve selem. Allahu im më jep sinqeritet në fjalë dhe vepra.
KUSH DËSHIRON TË BËJË MIRË DHE TË FITOJË SHPËRBLIME?
Të nderuar lexues!
Do të vazhdojmë me listën e aktiviteteve:
1. Bartja e synimit të ahiretit.
2. Mbjellja e ndjenjës së bamirësisë dhe davetit tek të tjerët.
3. Interesimi për fjalën e mirë çdo herë.
4. Kryerja e nevojave të njerëzve.
5. Futja e gëzimit në mesin e njerëzve.
6. Dhënia e dorës kur të takohesh me shokët dhe miqtë.
7. Pritja e namazit deri në namazin tjetër.
8. Daveti në mesin e familjarëve.
9. Kujdesi për safin e parë.
10. Ndarja e një dhome në shtëpi për vendfalje.
11. Shkuarja ma herët në xhami.
12. Kryerja e shërbimeve të përgjithshme për të fituar zemrat e njerëzve.
13. Shprehja e respektit dhe dashurisë kur të takohesh me vëllezërit.
14. Përjetimi i xhenetit kur të mendosh në të mirat e tij.
15. Mbajtja e mus-hafit ne xhep.
16. Të jesh në shërbim të Islamit edhe nëpër mjet celularit.
17. Vendosja e një foto apo llogoje që ka përmbajtje pozitive.
18. Udhëtimi për qëllim të davetit.
19. Punësimi i vëllezërve në veprimtari të dobishme.
20. Ofrimi i ndihmës haxhive.
21. Sadakaj (dhënia e lëmoshës) me nijet (qëllim) shërimi.
22. Zotërimi i profesionit.
23. Largimi nga ajo që Allahu e ka ndaluar.
24. Mendim i mirë për myslimanët.
25. Dashira e Allahut të jetë prioritet.
26. Falja e dy reqateve pas abdesit.
27. Shkuarja për ti pajtuar dy veta.
28. Ndihmoje imamin për punë te davetit.
29. Njohja me websajtet Islame.
30. Formimi i grupe te leximit të Kuranit në xhami.
31. Riprtërirja e itiqafit në xhami.
32. Shpërndarja e CD të Kuranit në mesin e myslimanëve.
33. Njohja dhe mësimi i kurtheve të armiqve të Islamit.
34. Forcim i imanit në kaderin (caktimin) e Allahut.
35. Njohja dhe dituria për mirësitë e ahiretit dhe të dynjasë.
36. Edukimi i familjarëve në shtëpi për punë të davetit.
37. Formimi i gjeneratave në frymëne Kuranit.
38. Shfrytëzimi i shtëpisë për aktivitete Islame.
39. Më pak fjalë e më shumë dhikër, fjalë mirësie.
40. Bërja e duasë mjet kryesorë për davet.
41. Vizita e panaireve të librit.
42. Mos nënçmo asnjë vepër sa do që të jetë e vogël.
43. Ndenja e të tjerëve se vërtetë ti dëshiron mirësi dhe ke sinqeritet.
44. Marrja pjesë në gëzimet e myslimanëve.
45. Shfrytëzimi i kohëve kur lutjet janë më afër pranimit.
46. Lëvizja (ecja) nga një orë çdo dit me nijet të mirë.
47. Shfrytëzimi i çdo zbulimi të ri për një jetë të lumtur.
48. Lidhja e jetës së njerëzve me Islamin.
49. Shtëpia le të jetë “mihrab” për adhurim.
50. Formimi i një biblioteke në shtëpi sa do që të jetë modeste.
51. Kujdesi në mes vëllezërve për të zgjuar në namazin e sabahut.
52. Ndihma e kanaleve televizive për davet Islam.
53. Lënia e gjurmëve të mira para vdekjes.
54. Shfrytëzimi i internetit për davet.
55. Marrja e abdesit në shtëpi para se të shkosh në xhami.
56. Shpeshtimi i fjalës LA I LAHE IL LALLAH.
57. Sa herë që dëgjon ezanin fale namazin.
58. Agjërimi i ditëve të bardha të çdo muaji.
59. Tesbihi nga 100 herë në ditë.
60. Në celularin tënde shënoje shprehjen: “Do të jetoj për Islamin, xheneti është synimi im”.
61. Dhënia zemzemit për miqtë dhe ata që i donë.
62. Puthja e kokës së prindërve në fillim të çdo dite.
63. Ushqimi i bagëtive me nijet shpërblimi.
64. Ndihmo të tjerët me barëra.
65. Garimi për vepra të mira.
66. Zgjidhe një aktivitet prej shtat aktiviteteve që do të bëj hije në ditën e Gjykimit.
67. Gjatë udhëtimit le gjurmë të davetit Islam.
68. Larg çdo polemike dhe bisede po edhe kur je në hak.
69. Lutja me emrat e Allahut të Lartësuar.
70. Falja e namazit istihare.
71. Kujto vdekjen për çdo ditë.
72. Kërkoje hallallin (të lejuarën) dhe largoju haramit.
Besimtarë dhe besimtare!
Vëllezër dhe motra!
Baballarë dhe nëna!
Të rinj dhe të vjetër!
Burra dhe gra!
Bëhuni të bereqetshëm e të bekuar në çdo vend në çdo kohë dhe me çdo njërin.
Veselamu alejkum!
Ulvi Fejzullahu