i jetës së tij do të ishte kënaqësia e nevojave trupore.
Mirëpo, një jetë e tillë atëherë do të paraqiste plotësisht pakuptimshmëri dhe marrëzi në jetën e tij. Një krijesë e tillë, siç është njeriu, më një qëllim të tillë jetësor s’do t’i arsyetonte kualitetet e tija mendore dhe morale me të cilat është i pajisur dhe i dalluar nga të gjitha krijesat e tjera në këtë botë. Për t’i arsyetuar këto dhunti dhe për t’i dhënë kuptim jetës së tij ai medoemos duhet të njohë Krijuesin e vet, All-llahun xh.sh.. Të njohësh ekzistimin e Krijuesit tënd, Krijuesin e kësaj gjithësie, Krijuesin e të gjitha qenieve, ta besosh Atë, t’i biesh në
, në emrin e Tij të bësh vepra të mira, në të vërtetë është ajo që vlen të jetohet dhe që i jep rëndësi jetës së njeriut në këtë botë. Kjo është në të vërtetë ajo në çka çdo njeri i mençur e kupton qëllimin e ekzistimit të vet jetësor.
Njohja dhe dashuria ndaj Allllahut xh.sh. në zemrën e besimtarit është fuqia më e fortë në jetën e tij. Feja është ushqimi më i mirë shpirtëror. Ajo e ruan nga shkatërrimi i përhershëm dhe ia tregon rrugën e shpëtimit në të dy botërat.
Për njeriun ajo është gjithçka, e njeriu për të është asgjë. Për të gjitha dobitë dhe të mirat që ia ofron feja njeriut plotësisht e meriton ta duam dhe t’ia sakrifikojmë jetën dhe tërë pasurinë tonë. Ai është Islami, feja që e pasuan dhe e predikuan të gjithë pejgamberët e All-llahut xh.sh. prej njeriut të parë, Ademit a.s. e deri te pejgamberi i fundit Muhammedi a.s. Ta duash Islamin do të thotë ta duash Allllahun xh.sh., t’i duash të gjithë të dërguarit e Tij, e posaçërisht të dërguarin e fundit të All-llahut xh.sh. Muhammedin a.s. Të shohim se çfarë dashurie ndaj All-llahut dhe të dërguarit duhet me pasur.
All-llahu xh.sh. thotë:
“Thuaj:Nëse e doni All-llahun, atëherë ejani pas meje që All-llahu t’ju dojë, t’ju falë mëkatet tuaja,se Allllahu është që falë shumë.” (Ali Imran :31).Në këtë ajet All-llahu xh.sh. na e bën me dije se njeriu nuk mundet me sinqeritet dhe ashtu si duhet të dojë All-llahun xh.sh. nëse nuk vepron sipas urdhrave të All-llahut xh.sh., të shpallura përmes Muhamedit a.s..
Nëse vepron sipas Tij dhe e pason rrugën e Muhammedit a.s. , atëherë do të thotë se dashuria ndaj Allllahut xh.sh.dhe Muhammedit a.s. është e vërtetë dhe e sinqertë,e si realitet i kësaj do të jetë dashuria e All-llahut xh.sh. ndaj tij dhe falja e mëkateve sepse ai është njëri prej atyre që Ai e do atë dhe ata e duan Atë. Në rastin e kundërt, d.m.th. nëse nuk i kryen urdhrat e Allllahut xh.sh. për të Cilin deklarojnë se e duan dhe e respektojnë, atëherë dashuria jonë nuk është e vërtetë se All-llahun e duam.
Dashuria ndaj All-llahut xh.sh., ndaj të dërguarit të Tij dhe luftës në rrugën e All-llahut të jetë mbi të gjitha. Këtë, Kur’ani shumë qartë e sqaron:
“Thuaj ( o i dërguar): Në qoftë se etërit tuaj, djemtë tuaj, vëllezërit tuaj, bashkëshortet tuaja, farefisi juaj, pasuria që e fituat, tregtia që frikoheni se do dështojë, vendbanimet me të cilat jeni të kënaqur, (të gjitha këto) janë më të dashura për ju se All-llahu, se i dërguari i Tij dhe se lufta për në rrugën e Tij, atëherë pritni derisa All-llahu të sjellë vendimin e Tij. All-llahu nuk vë në rrugën e drejtë njerëzit e prishur.” (Et-Teube: 24).Pra, flijimi i gjithçkaje për hir dhe dashuri të All-llahut xh.sh., të dërguarit të Tij dhe luftës në rrugën e All-llahut duhet t’u paraprijnë të gjitha të tjerave, e nëse jo, atëherë, ata All-llahu, siç qëndron në ajetin e lartpërmendur i quan fasika (të prishur) dhe se Ai nuk i udhëzon në rrugë të drejtë. Kështu vepruan muslimanët e parë, të cilët mund të na shërbejnë si shembull më të mirë. Ata për dashurinë që kishin ndaj All-llahut xh.sh. dhe Islamit i lëshuan shtëpitë e veta, pasurinë e vet, familjet dhe të afërmit e vet, u shpërngulën nga Meka në Medine.Këtë ata e bënë jo për diçka tjetër, por vetëm e vetëm për t’i mbrojtur qëllimet e madhëruara islame, për All-llahun xh.sh. dhe të dërguarin e Tij.
Dashuria ndaj All-llahut xh.sh. është njëherit edhe dashuria ndaj Muhammedit a.s.. Dashuria e Muhamedit a.s. qëndron nga veprimi sipas Sunnetit të tij, të ndjekësh fjalët dhe veprat e tij, t’iu përkulesh urdhrave të tij, t’i largohesh asaj që ai e ka ndaluar, ta duash atë që ai e ka dashur, ta urresh atë që ai e ka urrejtur etj. Kush i kryen këto, dashuria e tij ndaj Pejgamberit a.s. është e sinqertë dhe e përsosur. Për ata të cilët e duan All-llahun xh.sh. dhe të dërguarin e Tij në një hadith thuhet: “Enes ibn Maliku tregon se një njeri e pyeti Pejgamberin a.s. se kur do të jetë dita e mbrëmë.
Pejgamberi a.s. e pyeti se çka ke përgatitur për atë ditë,e ai iu përgjigj: Nuk kam përgatitur shumë nga namazi, as shumë agjërim, e as nuk kam dhënë shumë sadaka, mirëpo e dua All-llahun dhe të dërguarin e Tij. Në këtë Muhamedi a.s. i tha: Ti do të bashkohesh me atë të cilin e do.” shokët (as-habët) e Muhammedit a.s. dhe muslimanët e parë dëshirat dhe gëzimet e Pejgamberit a.s i kanë vënë mbi dëshirën dhe gëzimin e vet, sepse në zemrën dhe shpirtin tyre ka qenë e përsosur dashuria ndaj All-llahut xh.sh. dhe Pejgamberit a.s..
Thuhet se Ebu Bekri r.a. njëherë i tha Pejgamberit a.s.: “ Pasha Atë, i cili të dërgoi,mua më shumë do të më gëzonte kalimi i Ebu Talibit në Islam, se sa kalimi i babës tim Ebu Kuhafës, për arsye se ty kalimi i Ebu Talibit në Islam më shumë do të gëzonte”.Gjithashtu veproi edhe
Omeri r.a. kur i tha Abasit, axhës së Pejgamberit a.s. para se të kalojë në Islam: “Mua më mirë më vjen,që ti të kalosh në Islam, se sa babai im Hatabi, ngase kalimi yt në Islam më shumë do ta gëzonte të dërguarin e All-llahut xh.sh.”Një dashuri e tillë ndaj Muhammedit a.s. dhe në përgjithësi ndaj Islamit, paraqet kënaqësi dhe lumturi në të dy botërat. Pa një dashuri të këtillë nuk ka as kënaqësi dhe përparim për muslimanët në këtë botë. Me dashuri të sinqertë ndaj All-llahut xh.sh. dhe Muhammedit a.s., muslimanët me shpejtësi që nuk mbahet mend përparuan dhe i zgjeruan territoret e tyre. Nga dashuria ndaj Islamit, ata për Islamin sakrifikuan gjithçka dhe në këtë mënyrë arritën kënaqësi dhe lumturi në të dy botërat. Kur muslimanët filluan të largohen nga parimet islame, kur dëshirat dhe interesin e tyre vunë mbi dëshirat dhe interesin e përgjithshëm islam, kur në zemrën dhe shpirtin e tyre u shfaq dashuria ndaj pasurisë, fëmijëve, ndaj prindërve dhe interesit personal në përgjithësi, e dashurinë ndaj Allllahut xh.sh. dhe Muhamedit a.s. e vunë në harresë, atëbotë muslimanët filluan të përçahen e të etiketohen si të prapambetur.
Nga e gjithë kjo që përmendëm dhe prej të gjithë shembujve të mundeshim nga historia islame mund të bëjmë këtë përfundim: Përparimi dhe kënaqësia e muslimanëve qëndron në dashurinë dhe të çmuarit e Islamit që interesat e fesë t’u paraprijnë interesave tona personale. Andaj, detyra jonë është, e njëherit edhe shpëtimi dhe kënaqësia në të dy botërat, ta duam All-llahun xh.sh. dhe të dërguarin e Tij.