Admin Administrator
Numri i postimeve : 8520 Data e regjistrimit : 02/07/2009 Mosha : 42 Nacionaliteti-Sheti : Tetovë-Maqedoni
| Titulli: 'Ishte e vrazhdë, por e nevojshme' Sun 24 Jul 2011 - 8:54 | |
| Anders Behring Breivik është i vetëdijshëm për aktin mizor që ka bërë por e arsyeton atë.Avokati i caktuar me detyrë zyrtare ka dëgjuar rrëfimin e Breivik, që po mbahet në paraburgim, dhe i cili e ka pranuar fajin. “Reagim i tij ishte se ai e di masën e dëmit që ka bërë, dhe sa e vrazhdë ishte kjo, por në mendjen e tij, kjo ishte një gjë e nevojshme”, ka thënë për TV2, avokati i caktuar, Geir Lippe.Ndërkohë, policia ka konfirmuar se ai kishte postuar në internet materialet dhe planin e detajshëm për ditën e masakrës. Atij i janë dashur 80 ditë për përgatitjen e bombës, të cilën e vendosi tek ndërtesa qeveritare.
“Besoj se kjo do të jetë kyçja ime e fundit online. Është e premte, 22 korrik”, kishte shkruar ai të premten në orën 12:51.
Gjithashtu ekziston edhe një material akoma i gjerë për besimet e tij ekstreme, një pjesë e mirë e të cilit i kushtohet Kosovës, që monstrumi norvegjez e përshkruan si “zemrën e krishtërimit serb”. /indeksonline/ | |
|