Nuk ishte parë një drejtësi e tillë
U clirua Mekka....Shumica e njerëzve, të cilët për shkak të faktorëve të ndryshëm patën jetuar sy mbyllur, pas clirimit të Mekkes erdhën pranë të dërguarit të Allahut dhe e pranuan fenë Islame.
Njeriu që ishte shembull për drejtësi dhe që kishte karakter superior, Hz. Ebu Bekri r.a., edhe spe ishte i pari që e kishte pranuar fenë ndër meshkujt, babai i tij Ebu Kuhafe, kishte të mbyllur syryn material dhe atë shpirtëror, por vetëm me clirimi i Mekkes kishte ardhur ti dorëzohet të Dërguarit të Allahut.
Ishte i verbër dhe plak...E patën sjellë nga një vend të largët, për t`u betuar.I Dërguari i Allahut a.s e dneroi ardhjen e tij, duke thënë: “E munduat të moshuarin.Të isha informuar, do të shkoja në vendin ku qëndron dhe do t`ia pranoja betimin”.
Por ishte edhe një njeri tjetër, që kishte dhënë kontribut të madh në zhvillimin personal të Dërguarit të Allahut a.s dhe për ruajtjen e tij, por assesi të hyjë në rrethin e Islamit. Ai ishte xhaxhai i të Dërguarit a.s Ebu Talibi.
Ebu Kuhafe me gjithë zemër e thotë shehadetin në praninë e të Dërguarit të Allahut dhe e shpall pranimin e fesë Islame. Në njërën anë, ishte babai duke e thënë shehadetin, kurse në anën tjetër djali i tij, Hz Ebu Bekri, i cili nuk e mbante veten dhe kishte filluar të qajë.
Kjo kishte zgjatur një kohë të shkurtër....Resulullahi e njihte shumë mirë shokun e tij më të afërt, mikun dhe njeriun që gjithmon e ka apsur pranë. Mik....Mik....Për një mik të tillë edhe sakrifikimi i shpirtrave është pak. I Dërguari i Allahut kthehet kah Ebu Bekri dhe e pyet: “Ja Ebu Bekër, pse po qanë? Shih sa mirë, babai yt e pranon fenë Islame. A nuk duhet kjo gjë të të kënaq ty dhe të të bëjë të lumtur?”
Hz.Ebu Bekri u përgjigj në këtë mënyrë:
“Ja Resulull-llah, sa u lutët dhe sa dëshironit që Ebu Talibi ta pranojë fenë Islame, por ai assesi nuk e pranoi atë që e thatë ju. Për këtë ju jetuat me zemër të thyer dhe akoma jetoni asisoj. Sa shumë që dëshiroj në këtë moment të ishte Ebu Talibi në vend të babait tim, ai që do ta pranojë fenë Islame dhe ju do të ishit të lumtur e nuk do të jetonit me zemër të thyer. Ja kjo gjë mua më bën të qaj”.
Cfarë drejtësie dhe sakrificë e madhe është kjo. Cfarë jetë të mirë dhe të qetë keni jetuar....Nuk e di, mos vallë gjithë kënaqësinë dhe qetësinë e jetës e morët me vete dhe neve na ngeli vetëm pjesa e dëshprimit. Jo! Jo! Nuk është ashtu....Cdo njeri që me të vërtetë dëshiron që ta arrijë atë nivel dhe ta ketë atë jetë që prmeton dashuri dhe bashkim të njerëzve, atë që edhe melaqet nuk mund ta arrijnë, mund ta arrijë atë me vullnet të shëndoshë dhe me ndihmën e Allahut.
Dëshirojë që këtë vullnet dhe këtë mendim të thellë Allahu të na mundësojë të gjithëve.