Vendet islamike janë mbledhur në Stamboll për të shqyrtuar thatësirën më të madhe të 60 viteve të fundit në Afrikë. Vendet islamike janë mbledhur në Stamboll për të shqyrtuar thatësirën
më të madhe të 60 viteve të fundit në Afrikë. Sekretari i Përgjithshëm
i Organizatës së Bashkëpunimit Islamik, Ekmeleddin Ihsanollu
(Ekmeleddin Ihsanoğlu) i bëri thirrje të gjithë botës islame për ndihma
Somalisë që gjendet përballë kësaj gjendjeje të vështirë. Afrika jeton
ditët më të thata të 60 viteve të fundit.
Ndërkaq vazhdojnë pa ndërprerë thirrjet për ndihma në ushqim ndaj
kontinentit që jeton krizën më të madhe ushqimore të historisë. Pas
Kombeve të Bashkuara edhe Organizata e Bashkëpunimit Islamik nuk mbeti
indiferente ndaj kësaj situate.
Në mbledhjen e organizatës të mbajtur në Stamboll, Sekretari i
Përgjithshëm, Ekmeleddin Ihsanollu tërhoqi vëmendjen në urinë që jetojnë
3 milionë njerëz ku 30% janë fëmijë në Afrikën Lindore e posaçërisht në
Somali. “I bëj thirrje botës islame, vendeve anëtare të organizatës,
institucioneve financiare, organizatave të shoqërisë civile, bamirësve,
për të marrë pjesë në këtë program të ndihmave që organizon Organizata e
Bashkëpunimit Islamik posaçërisht në muajin e Ramazanit që është një
muaj i mëshirës, dhembshurisë dhe flijimit”, u shpreh Sekretari
Ihsanollu.
Ndërkaq ndihmat e Turqisë ndaj këtij kontinenti vazhdojnë
pandërprerë. Drejtori Gjeneral i organizatës së Gjysmëhënës së Kuqe të
Turqisë, Tekin Kyqykali (Tekin Küçükali) tha se ndihmat do të dërgohen
urgjentisht para muajit të Ramazanit.(trt)