Të
mërkurën me 27 korrik në organizim të hoxhës së fshatit Zaskok të
Ferizajt, zotëri Hamdi Çerkinit u zhvillua një takim me mërgatën
shqiptare që ditët e pushimit kanë vendosur të i kalojnë në Kosovë
Ky organizim jo formal kaloi në frymën më vëllazërore dhe organizmi i
tij në xhaminë e fshatit ia dha jeshilë dhe freskinë më të bukur çfarë
edhe vërtetë mund ta presë një pushues e aq me tepër bashkatdhetarët
tanë në Perëndim të cilët lëngojnë dhe digjen për vlerat autoktone.
Ky aktivitet ishte iniciativë private e Imamit në fjalë pavarësisht
që në qytetin e Ferizajt gjatë këtyre ditëve është duke u zhvilluar
aktiviteti zyrtar i qeverisë komunale të Ferizajt me moton ‘Ditët e
Mërgatës 2011’. Megjithatë mund të thuhet që aktiviteti i kësaj natyre
sidomos nga shoqëria më vitale dhe aktive, konkretisht shoqëria fetare
islame, gjithsesi i jepte një emocion të veçantë dhe një kujtim të
bukur që bashkatdhetarët tanë do ta marrin me vete në perëndim.
Ky nuk është aktiviteti i parë i zhvilluar ky organizator. Muaj më
parë me iniciativë të po këtij imami dhe xhemati të kësaj xhamie u
zhvillua një aktivitet i fushës së ambientalizmit, ku vullnetar bashkë
me imamin Çerkin bënë pastrimin e fshatit Zaskok.
Atje po zhvillohet një jetë e gjallë. Lajme të mira po vinë nga shoqëria fetare. (G. J)