Namazi pas imamit i cili i fal shpejt teravit?
Shkruar nga Eroll Nesimi | 01 Gusht 2011
Pyetja:
selam alekum namazin i teravive e falum 20 rekate edhe hoxha i fal shum shpejt qka me ba aban mi fal meta apo jo pasi qe edhe nuk kem munsi me shku te nja hoxh tjeter. selam alekum
Përgjigja:
Nuk ka dyshim se qetësimi i trupit në namaz është prej kushteve të namazit dhe ai i cili nuk e plotëson këtë kusht nuk i pranohet namazi.
Transmetojnë Buhariu dhe Muslimi nga Ebu Hurejra radijall-llahu anhu i cili thotë: "Hyri një njeri në xhami, e Pejgamberi (salallahu alejhi ve selem) ishte ulur aty. Ky njeri u fal dhe erdhi e përshëndeti Resulull-llahun sal-lall-llahu (salallahu alejhi ve selem). Ai ia ktheu selamin dhe i tha: “Kthehu e falu, se ti nuk u fale”. Shkoi u falë dhe u kthye përsëri, e Pejgamberi (salallahu alejhi ve selem) prapë i tha: “Kthehu e falu, se ti nuk u fale”. E kur erdhi për të tretën here, pasiqë Pejgamberi (salallahu alejhi ve selem) e urdhëroi që prapë ta përsërisë namazin, njeriu tha: “Pasha Atë i Cili të dërgoi me të vërtetën, nuk di më mirë se kjo, më mëso!”. “Pejgamberi (salallahu alejhi ve selem) tha: Kur të fillosh namazin, thuaj 'All-llahu ekber', pastaj lexo ç'të duash prej Kur'anit, e kur të biesh në ruku, qetësohu mirë, pastaj ngritu derisa të të drejtohet kurrizi! Kur të biesh në
, qetësohu mirë në atë pozitë, pastaj ulu mes dy sexhdeve dhe qetësohu mirë e kur të biesh prap në
qetësohu mirë edhe në atë pozitë! Kështu le të jetë i tërë namazi yt!”.
Transmeton Buhariu nga Hudhejfe ibnul Jemani radijall-llahu anhu se ky i fundit e ka parë një njeri duke u falur, por nuk i ka plotësuar rukutë dhe sexhdet si duhet. Atëherë i tha : “Ti nuk u fale dhe ta dish se po të vdesish duke falur këso namazi, nuk do të vdesish si pjesëtar i fesë së pejgamberit (salallahu alejhi ve selem)”.
Po ashtu është vërtetuar se Pejgamberi (salallahu alejhi ve selem) ka thënë : "Njeriu më i keq është ai që vjedh prej namazit. (Njerëzit) thanë : Si o Resulull-llah? (Ai) tha: Nuk i plotëson rukutë dhe sexhdet e tij." (Transmeton Ahmedi).
Po ashtu ai ka thënë: "All-llahu nuk e shikon atë njeri i cili nuk e drejton kurrizin mes rukusë dhe sexhdes." (Transmeton Ahmedi), si dhe se: "Namazi i munafikut është kur njeriu e pret Diellin derisa të arrijë mes dy brinjëve të shejtanit, e pastaj çohet dhe i falë katër rekate (iqindinë) me shpejtësi, e nuk e përmend All-llahun në to pos pak", (Transmeton Muslimi).
Transmeton Imam Ahmedi rahimehull-llah nga Ebu Mes'udi radijall-llahu anhu se Pejgamberi (salallahu alejhi ve selem) ka thënë: "All-llahu nuk e pranon namazin a atij i cili nuk e qetëson kurrizin duke qenë në ruku apo
".
Në një transmetim tjetër thotë: "Përderisa nuk e drejton shpinën në ruku dhe
".
Këto janë argumente nga Sunneti se ai i cili nuk e drejton shpinën pas rukusë dhe sexhdes (d.m.th. t'i kthehet çdo pjesë e trupit në vendin e vet) në namaz, namazi i tij është i kotë
Pra të gjitha këto argumente tregojn për vlerën e qtësimit në namaz dhe ai i cili nuk i plotëson këto kushte namazin e ka të pavlefshëm.
Prandaj për këtë të këshilloj që nëse ky hoxh nuk e plotëson kushtin e qetësimit në namaz, pra e bën rukun dhe sexhden shum shpejt, pra aq shpejt sa që nuk qetësohet trupi në namaz, atëher të këshilloj që të falesh në ndonjë xhami tjetër apo nëse nuk ke mundësi atëher falu tek shtëpija yte.
Eroll Nesimi