Duaja e iftarit
SUNDAY, 31 JULY 2011 17:19 ADMINISTRATOR
Mustehab është për agjëruesin që në iftar të recitojë dua, ngase duaja e tij plotësohet, posaçërisht në këtë kohë. Pejgamberi i Allahut (a.s.) ka thënë: Tre vetëve duaja' nuk do t'i refuzohet: agjëruesit me rastin e iftarit, prijësit të drejtë dhe atij që i është shkaktuar padrejtësi. Duanë e tij Allahu do ta ngritë mbi re, do t'ia hapë derën qiellore dhe do të thotë: `Pasha fuqinë dhe madhështinë Time, do të ndihmoj qoftë edhe me vonesë'.1215
Ndërsa është ma së miri të recitohet duaja e cila është konfirmuar me sunet:
`
Allahu im, për shkak Tëndin kam agjëruar, Ty të besoj, tek Ti mbështetem dhe me të mirat Tua bëj iftar. Etja u shua, dejt e gjakut u freskuan dhe shpërblimi u shënua, nëse do Zoti."
Në Sunenin e Ebu Davudit citohet një hadith në të cilin Ibni Omeri deklaron: "Pejgamberi i Allahut (a.s.), kur bënte iftar deklaronte: Etja u shua, dejtë e gjakut u freskuan dhe shpërblimi u shënua, nëse do Zoti."
Njësoj kemi edhe hadithin në të cilin Mu'adh ibni Zuhra deklaron se te ai kishte arritur që Pejgamberi (a.s.) me rastin e iftarit kishte deklaruar: Allahu im, për Ty kam agjëruar dhe me të mirat Tua po bëj iftar.
El-Bejheki nga Ibni ebi Meliku, e ky nga Abdullah ibni Amri ibni Asi transmeton të ketë deklaruar: "Pejgamberi i Allahut (a.s.) ka thënë: Me të vërtetë agjëruesit me rastin e iftarit nuk i refuzohet duaja."
Dhe kam dëgjuar Abdullahun me rastin e iftarit duke deklaruar: "O Allah, të lutem me mëshirën Tënde, e cila përfshin gjithçka, ma fal mëkatet!"
Ndërsa është e ditur se nga adabet të duasë është që të bëhet salavat për Pejgamberin (a.s.) në fillim, në mes dhe në fund të saj .
1213 E transmetojnë Ebu Davudi dhe Muslimi, ndërsa hadithi aludon në qortimin e namazit me këtë pengesë, nëse ka mjaft kohë.
1214 E transmeton E1-Buhariu.
1215 Et-Tirmidhi, Ahmedi dhe Ibni Maxhe, ndërsa në tekstin e Ibni Maxhes thuhet:"Agjëruesit përderisa td mos prishë."