Admin Administrator
Numri i postimeve : 8520 Data e regjistrimit : 02/07/2009 Mosha : 42 Nacionaliteti-Sheti : Tetovë-Maqedoni
| Titulli: Rendi i ri i Turqisë Thu 4 Aug 2011 - 13:23 | |
| Kryeministri Erdogan u ngrit nga një lagje e vështirë e Stambollit, për t’u bërë lideri më i rëndësishëm turk që nga Ataturku. Kjo përfshin guximin, karizmin dhe trurin politik. Tiparet më pak të admirueshme të tij janë ankesat dhe koprracia.
Dorëheqja e udhëheqësisë ushtarake të Turqisë në fund të javës së kaluar ishte dramatike, por jo befasuese. Shumë kohë para fishekzjarreve të së premtes, gjeneralët kishin humbur mantelin e Turqisë historike të Kemal Ataturkut dhe i kishin lënë epërsinë kryeministrit Recep Tayyip Erdogan.
Në demokracitë normale, civilët ushtrojnë kontrollin mbi ushtrinë dhe Turqia tani nuk është përjashtim. Kreu i ushtrisë dhe tre shefa të shërbimit u larguan në shenjë proteste ndaj hetimeve të vazhdueshme të komplotuesve ultranacionalistë të grushtshtetit. Rreth 250 oficerë aktivë apo në pension kanë qenë të përfshirë, së bashku me akademikë, aktivistë dhe gazetarë në të ashtuquajturin “rastin e Ergenekonit”.
Të pakënaqur me statusin e tyre të dobësuar dhe sulmet ligjore, katër gjeneralët kanë dërguar njoftimet për “pension të parakohshëm”, në vend të tankeve në rrugë. Erdogan tani do të duhet të gjejë një udhëheqësi të re për forcën e dytë të NATO-s.
Dorëheqjet pasojnë përpjekjet e Erdoganit për të ndryshuar sistemin politik turk, të formuar nën sundimin e Ataturkut, gati një shekull më parë.
Nëse Turqia del si demokraci liberale ose zëvendëson Kemalizmin me një model të ri autoritar, varet nga vetë Erdogan, i cili, për herë të tretë i fitoi bindshëm zgjedhjet në muajin qershor dhe tani kontrollon të gjitha institucionet e rëndësishme. Turqia është një model për shumë liderë ambiciozë në botën arabe dhe një shembull pozitiv do të ishte i mirë.
Përvoja e mbi tetë vjetëve të kaluar bën thirrje për optimizëm të kontrolluar. Erdogan u shfaq nga lëvizja islamike, por gjatë sundimit e ka ndryshuar Turqinë në mënyra të papritura, shpesh pozitive.
Politikat e shëndosha fiskale dhe miqësore me bizneset kanë ushqyer ringjalljen kombëtare dhe popullaritetin e Partisë qeverisëse për Drejtësi dhe Zhvillim. Ekonomia e Turqisë ka pasur rritjen më të shpejtë në botë – deri në 11 për qind – në tremujorin e parë të këtij viti.
Erdogan, po ashtu, ka bërë përpjekje të largojë njollën e vendosur në praktikimin e Islamit nga Kemalizmi, duke sjellë një reagim të ashpër të laikëve. Ushtria dhe shtylla të tjera të Kemalizmit kanë bërë përpjekje të ndalojnë Partinë për Drejtësi dhe Zhvillim nga afrimi me elektoratin. Në pranverë të 2007-ës, gjeneralët publikuan një deklaratë kërcënuese në ueb-faqen e tyre, duke bërë thirrje për zgjedhje të parakohshme. Që nga viti 1960, ushtria ka kryer tre grushtshtete të forta dhe dy më të buta, duke numëruar edhe “grushtshtetin elektronik” të 2007-ës.
Kryeministri u ngrit nga një lagje e vështirë e Stambollit, për t’u bërë lideri më i rëndësishëm turk që nga Ataturku. Kjo përfshin guximin, karizmin dhe trurin politik. Tiparet më pak të admirueshme të tij janë ankesat dhe koprracia.
Erdogan ka modernizuar Turqinë, por nëse do ta demokratizojë atë, është një pyetje e madhe pa përgjigje. Kemalizmi do të jetë i lehtë për t’u humbur nëse ai zëvendësohet me demokracinë e parë të qëndrueshme në botën myslimane. /express/ | |
|