Admin Administrator
Numri i postimeve : 8520 Data e regjistrimit : 02/07/2009 Mosha : 42 Nacionaliteti-Sheti : Tetovë-Maqedoni
| Titulli: Kurani dhe Ramazani Wed 10 Aug 2011 - 14:43 | |
| Agjërimi I Ramazanit,I cili qëndron nën hijen e Kur`anit Fisnik, I fal jetës sonë të përkohëshme një freski përjetësie.As që mund të mendohet që njeriu, I cili është nderuar me ekzistencën, ta humbë këtë mirësi të madhe.
Në këtë jetë të vështirë, pa dashje në mendje të vjen pyetja,” a ka ndonjë vend lumturie?” E ndërsa njerëzit mundohen t`i japin kuptim ndodhive,Ramazani I fton në atmosferën e Kur`anit.
Ramazani është muaji I Kur`anit
Libri I pashoq, I cili tregon njerëzimit mënyrën për të aritur përjetësinë, këtë muaj mbush me dituri hojet e shpirtit.Pastaj me qëllim që t`I përvetsojmë ato (dituri), na vë përpara jetën.
Për të kuptuar jetën, për të thither të vërtetat Brenda kohës së një dite dhe për t`u paisur me zemra që do të luftojnë me të keqen, kemi nevojë për zërin e Kur`anit.Shpëtimi I njerëzve që janë future në rrugë pa krye, mund të jepet vetëm me Kuranin.Islami, I cili konceptin teori-praktikë e ka shkrirë në enën e punëve të mira, I ka ndaluar edhe debatet e kota që të përziejnë stomakun dhe tërheq vëmendjen ndaj këtyre gabimeve.
Përvec Allahut,kush do të japë informacion më të besueshëm në lidhje me vdekjen , e cila konsumon jetën dhe na e vështirëson cdo ditë që kalon?
Muaji Ramazanit është ai, në të cilin ka zbritur Kurani, që është udhërëfyes për njerëzit, plot me shenja të qarta për rrugën e drejtë dhe dallies (I së mirës nga e keqja).Pra kushdo nga ju që dëshmon këtë muaj, le të agjërojë!Sa I përket atij që është I sëmurë ose gjendet në udhëtim e sipër, le të agjërojë më vonë aq ditë sa nuk I ka agjëruar.Allahu dëshiron që tua lehtësoj dhe jo t`ua vështirësojë.Ai dëshiron që të plotësoni numrin e ditëve të agjërimit dhe që ta madhëroni Allahun (në fund të agjërimit), për shkak se ju ka drejtuar në rrugë të drejtë e që ta falënderoni Atë.(El-Bekare,185)
Agjërimi është një urë vlerash.Nëse njeriu nuk largohet nga mirësitë e përkohëshme nuk mund të arrijë ato të përjetshmet .Nëse fëmija nuk ndërpret qumshtin, nuk mund t`I shijojë ushqimet e ndryshme .Në agjërim gjenden shumë gëzime dhe mirësi material e shpirtërore, Individuale e shoqërore, jetësore e morale.
Fjalët e Profetit tonë të dashur (a.s) na mbushin me shpresë:“Agjërimi dhe Kurani do të jenë ndërmjetësues për robin në ditën e gjykimit.Agjërimi është gjysma e durimkit.Heshtja e agjëruesit është dhikër, gjumi I tij është adhurimi, duaja I pranohet, ndërsa shpërblimi I punës I shumëfishohet”.
Cdo besimtar duhet ta shfrytëzojë këtë muaj, duke u larguar nga gjynahet dhe të kqijat, duke lexuar dhe dëgjuar Kur`an, duke dëgjuar ligjerata dhe duke falur namazet e gteravisë. | |
|