Myslimanët e Ohajos nëpërmjet organizimit të iftareve në xhami kanë tërhequr një numër të madh të jomyslimanëve.
Ata mundohen që nëpërmjet interpretimit të drejtë të mësimeve islame të njoftojnë amerikanët me fenë islame.
Shehadeh Abdelkarim, kryetarë i qendrës islamike në Cliveland me rastin e hapjes së këtij manifestimi në xhaminë Parma të Clivelandit tha se bashkësia myslimane gjatë tërë muajit të ramazanit do të përpiqet të ketë kontakte me jomyslimanët.
Iftari shtrohet për 100 mysafir jomysliman në bashkëpunim me qendrën
islamike të Clivelandit dhe Zyrës për marrëdhënie amerikano-islamike.
Myslimanët e Clivelandit konsiderojnë se me një interpretim të saktë të fesë mund të eliminohet paragjykimet mbi islamin mes jomyslimanëve. Në Amerikë jetojnë afër 6 milion mysliman.
(Breziiri)