Kthehuni në pendim...!!!
Dije o vëlla dhe ti moter e dashur se në këtë botë ti je thjesht një kalimtar ose udhëtar...Prandaj ju lus të ktheheni në pendim te Allahu i madhëruar, përderisa këtë botë ende se kemi lëshuar.!! A nuk e dëshiron takimin me Allahun tënd?!!! A nuk dëshiron qe Allahu të jet i kënaqur me veprat e tua?! Apo dëshiron që në këtë botë të jesh i/e kënaqur me ato sjelljet (veprat ) e tua të (.....), përderisa ti thua se "Unë kam zemren e pastër, smë nevojitet namazi, me njerëz sjellem mirë, të mirat Zoti po mi jep qdo ditë etj etj nuk mundem ti përshkruaj te gjitha fjalet ...e kto fjalë dhe vepra ju shtin shejtani ti bëni. E ti vëlla dhe moter e dashur mos lejo që shejtani t'ju mund, por munde ti atë. Nëse ti pendohesh dhe fillon te falesh namaz, të premtoj që Do të gjesh një qetsi që ta kaplon dhe zgjeron ngadaldalë shpirtin tënd..!
Ti.... A nuk i friksohesh ditë së gjykimit që do te dal ne shesh qdo gjë qe ke fsheh në zemren tënde e do të japesh llogari?!! Pse...pse qdo ditë e më teper futesh në mëkate të mëdha? Pse nuk pastrohesh prej tyre kur ti i ke mundësit "ke mundësit te plotsosh farzet e të hysh në xhenetin Firdews" sepse Allahu për ne ka pregadit Xhenetin, mirpo ti je ai/ajo që shkon drejt zjarrit duke e ditur se qka t'pret.! A nuk e ke lexuar hadithin e Muhamedit a.s. qe thotë: O shokët e mi sikur ta kishit para shtepis suaj nje lum, a nuk do te hynit 5 her ne ditë e te pastronit ndytësirat e trupit tuaj? Kshtuqe ti vlla dhe moter e dashur nëse merr abdes 5 her në ditë dhe falesh do ti pastrosh mëkatet e tua...! Gjithashtu është dhe një tjeter hadith i Muhamedit a.s. :Ishte një ditë Muhamedi a.s. me shokun e tij pran një peme dhe e shkund pemën dhe bien gjethet në tokë: Thotë Muhamedi a.s. o shoku im nëse merr abdes e falesh a nuk do të shkunden mëkatet e tua kshtu? i thot shoku i tij po o i derguar i Allahut po,..atëhere pse nuk falesh? O ti vëlla dhe motër e dashur, ti thua se askujt keq si baj, e namazi është krejt një qeshtje e vogël thua ti....por; Dine o Musliman:Kush e njeh qeshtjen e zemres tane?"Allahu". Kush e njeh zemren tane? "Allahu" dhe vetëm Allahu!!!!!. Prandaj: O ti vlla dhe moter e dashur, KTHEHU nga e verteta, sepse duke iu lut Allahut më e kuptimt do të behët jeta. Dhe së fundi edhe një fjalë që buron prej zemrës time "Namazi është MBROJTJE dhe SIGURI për ne"...! Pra pendohu se Allahu të fal....Sepse Allahu gëzohet kur Robi i tij pendohet.!
Vëllai im i dashur, ti që bën mëkate ndaj All-llahut, paramendoje veten si banor të xhehenemit! A do të dakordoheshe me këto dënime dhe vuajtje?
Nuk e besoj një gjë të tillë. Andaj pendohu te All-llahu, largohu nga gjërat që i urren Ai dhe afroju Atij me vepra të mira me shpresë se do të jetë i kënaqur me ty, qaj nga frika prej Tij me shpresë se do të mëshirojë gabimet e tua. Dije se rreziku është shumë i madh, trupi është shumë i dobët, vdekjen e ke afër, All-llahu, xhel-le xhelaluhu, të mbikëqyr dhe të sheh, andaj turpërohu prej Tij dhe mos e neglizho shikimin e Tij ndaj teje, mos nënçmo mëkatet që i bën ndaj Tij, mos shiko vogëlsinë e mëkatit por shiko madhësinë e Atij ndaj të cilit e bën mëkatin, e Ai është All-llahu, tebareke ue teala.
Mbushe zemrën tënde me frikë ndaj Tij para se të të merret shpirti në befasi. Mos iu shfaq Atij me mëkate, sepse nuk mund të durosh Hidhërimin e Tij dhe nuk mund t'i rezistosh dënimit të Tij. Kontrollo veten para se të vijë dita e takimit me Të, ndoshta të mëshiron dhe t'i fal gabimet.
Pregaditi: Lavdije Fejzullahu
Motra juaj në islam ju pershendet me pershendetjen më të ngroht te Allahu: Es-Selamun Alejkum We Rahmetullahu We Berekatuhu. Qofshit nën mëshiren e Allahut gjithmonë. Dhe mos më harroni në duat e juaja.