Vitet e fundit të jetës El-Eslemi i kaloi në Merv dhe shpjegoi islamin me vetëmohim të jashtëzakonshëm.Shekulli i 10-të tregohet si data, që turqit kanë pranuar islamin.
Në fakt sahabët, pra rrethi i ngushtë i shoqërisë së Profetit Muhamed, kanë shkuar shumë më parë në Azinë Qendrore për t’u shpjeguar turqve fenë islame.
Një nga këta sahabë është edhe Burejde El-Eslemi, varri i të cilit gjendet në qytetin Merv të Turkmenisë.
Dy tyrbe të thjeshta pranë njëra-tjetrës, të cilat kanë rëndësi të madhe veçanërisht për turqit.
Aty prehen dy sahabë, Burejde El-Eslemi dhe Hakem Al-Gifari, të cilët kanë ndërruar jetë respektivisht në vitet 681 dhe 670.
Burejde El-Eslemi ka qenë njëri prej flamurtarëve të Profetit Muhamed, ndërsa Hakem Al-Gifari ka kryer detyrën e prefektit të Horasanit.
Për të përcjellë mesazhin e Hazreti Muhamedit në këto territore, Burejde El-Eslemi erdhi në qytetin Merv, duke lënë pas atdheun, të afërmit e tij dhe gjithçka tjetër.
Vitet e fundit të jetës ai i kaloi në Merv dhe shpjegoi islamin me vetëmohim të jashtëzakonshëm.
Sakrifica e Burejde El-Eslemit bëri që shumë turq të pranojnë islamin.
(TRT)