Gostivari
do të jetë nikoqir i manifestimit “Ramazani në Ballkan” të organizuar
nga Komuna Bajrampasha (Republika e Turqisë) në bashkëpunim me Komunën e
Gostivarit, manifestim ky që për çdo vit mbahet në disa vende
ballkanike.Konvoji i bereqetit nën moton “Vëllazëria nuk njeh kufij” më 16 gusht
2011 me fillim në orën 19:00 te parkingu përballë Shtëpisë së kulturës
do të organizohet iftar i madh, në të cilin do të shërbehet ushqim për
qytetarët.
Në iftar do të jenë prezent kryetari i komunës së Gostivarit, Rufi
Osmani, delegacion i lartë prej komunës së Bajrampashës, kryetarë
komunash dhe deputetë të parlamentit të Turqisë. (INA)