Njëzet inxhinierë kinez me përvojë të lartë që janë përfshirë në projektin hekurudhor të Al –Mashar kanë përqafuar Islamin përmes shehadetit
Këta inxhinierë i janë bashkuar 2000 punëtorëve të udhëzuar në Islam të cilët janë përfshirë në këtë projekt. Janë mase 6000 inxhinierë dhe punëtorë të ndërtimtarisë të cilët punojnë në sistemin e Transportit.
Vendi për ta falur namazin është zgjedhur. Gazeta saudite Okaz morri pjesë në një ligjëratë të dhënë kinezëve te rinj muslimanë nga zyra e bashkëpunimit dhe thirrjes në udhëzim në Mekë dhe mbikëqyrësit e dawes nga komuniteti kinez. Mbikëqyrësit thanë se ata kanë përgatitur një program të veçantë për 20 inxhinierë në të cilën përfshihet një shpjegim, thënia e shehadetit, mësimi praktik, të mësuarit e abdestit dhe të mësuarit e gjuhës arabe nga dijetari kinez musliman Muhanna Al-harbi i cili punon në qendrën e Dawes.
Muhanna Al Harbi një mbikëqyrës në zyrën e dawes nga komuniteti kinez me seli në Arafat tha se kolegët e tij kanë nevojë të mësojnë burimin e fesë Islame për t’na ndihmuar në çështjet e fesë dhe gjuhës arabe.
Organizata e cila shpreson të marrë ndihmë në themelimin e një Qendre brenda projektit gjithashtu ka nevojë për libra të përkthyer në gjuhën kineze shtoi ai.
Zyra ofron çdo ditë nga 400 iftare ashtu që ata mund ta hanë mëngjesin në vendin e tyre të punës, dhe ka mundësuar që 550 kinezet e rinj në
Islam ta kryejnë haxhin.“Kinezet e duan rendin dhe ndershmërinë, dhe ata kanë karakteristika shumë të mira si rezultat i së cilës është Islami i përhapur ne mesin e tyre”, tha Dr Setr Al Juaid, drejtor i zyrës i cili gjithashtu është profesor në Universitetin e Mekës Umm Al Qura.
“Pasi qe projekti është afër zyrës së Al Sharaja, ne kemi shfrytëzuar përkthyes për t’i ftuar punëtorët e kompanisë kineze në Islam. Allahu i shpërbleu përpjekjet tona pavarësisht mungesës së burimeve”, tha ai.